Koronavirusi në Bulqizë/ 4 raste të reja, u merren tampona 5 familjeve që patën kontakt me të afërmit e mjekut

09/07/2020 16:21

Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Bulqizës janë konfirmuar 4 raste pozitive me Covid-19.

Top Channel mësoi se të prekurit ishin familjarë të mjekut epidemiolog Afrim Sula, i cili rezultoi i infektuar me Covid-19 para 4 ditësh.

Së fundmi, burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë pohojnë që edhe 5 familje të tjera në Zerqan, gjatë ditës së sotme u janë marrë tampona dhe janë karantinuar, për shkak të kontakteve, me persona të infektuar të familjes së mjekut, ku dhe pritet përgjigjja e analizave nëse janë të infektuar apo jo.

Nga ana tjetër, mjeku epidemiolog, pas karantinimit në shtëpi u dërgua mbrëmë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, pasi gjendja e tij erdhi duke u rënduar.

 

Top Channel