“Nga e nxorët pagesën 17.4 euro?” Koncesioni për aksin Milot-Fier, Balluku: Për ata që s’duan të paguajnë do të ketë rrugë alternative

09/07/2020 13:56

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me ndërtimit e rrugës Milot-Fier me koncesion.

Ndër të tjera Balluku ka hedhur poshtë edhe deklaratat e bëra ku thuhej se kjo rrugë do të jetë e aksesueshme vetëm me pagesë prej 17.5 eurosh.

Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja Balluku sqaroi se për ata që nuk duan të paguajnë apo nuk kanë mundësi do të ketë rrugë alternative pa pagesë, që do të ndërtohet nga kompania që do të fitojë garën.

Kjo autostradë do të kushtojë 7.5 euro për 100 km, asnjë lekë më shumë. Autostradat me pagesë janë autostrada europiane të shpejtësisë. Ne përveç rrugëve europiane, ndryshe nga ju do të bëjmë rrugët dytësore të detyruara. Është detyrim i cdo garuesi që të ofertojë për rrugët dytësore që do i bëjë në këtë koston e përgjithshme. Sepse çdo qytetar do të ketë të zgjedhë rrugën me pagesë me shpejtësi nga 90-130 km, ose rrugën pa pagesë një superstradë të mirëfilltë me parametra europianë” tha Balluku.

1 miliardë e 188 mln euro do të vijë nga investitori privat, i cili nëpërmjet një gare ndërkombëtare duhet të fitojë me pagesën më të ulët. Besoj se ju dhashë përgjigje pyetjeve, edhe pse ju nuk meritoni përgjigje.

Nga del ky 17.4 euro? Që kur autostradat kanë dalë, paguhen me segmente. Xhenova- Bari paguhen 150 euro. Apo në autostradat në Greqi. Gjurma ekzistuese, nuk duam të hapim probleme me shpronësimet dhe bizneset.

0.075 euro për kilometër. 7.5 euro për 100 kilometra. Autostradat me pagesë janë autostradat e shpejtësisë. Qytetarët do të mund të zgjedhin rrugën me pagesë apo pa pagesë. Këtë do bëjmë ndryshe nga ju. Ne jemi qeveria e ndërtimit. Ju keni qenë qeveria e shkatërrimit. Dhe kur të kaloni me automjetet tuaja në këtë aks të ri, do thoni e paskan qarë, siç thoni kur kaloni tani në Bypassin e Fierit.”- tha Balluku.

Ministrja Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit, iu përgjigj akuzave të opozitës për projektin. “Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore. Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësave të qametit. Do ta nis nga e para.”

Top Channel