Zhduket në mënyrë misterioze aktorja, i biri: U hodh nga varka për të notuar, s’u kthye më

09/07/2020 13:52

Aktorja Naya Riveria mendohet se ka vdekur ditën e sotme pasi djali i saj 4-vjeçar u gjet i vetëm në një varkë në Kaliforni.

Aktorja e Glee dhe djali Josey morën me qera një varkë në liqenin Piru të mërkurën pasdite, por 3 orë më vonë një tjetër varkë ngriti alarmin pasi panë një fëmijë të vogël vetëm.

Policia tha se gjeti jelekun e shpëtimit të Naya-s mbi varkë dhe se aktorja ishte hedhur në liqen për të notuar, por me shumë gjasa do të jetë mbytur.

33-vjeçarja ka marrë pjesë në serialin Glee nga vitin 2009 në vitin 2015. Polumbarë e helikopterë po kërkojnë trupin e aktores.

Nga deklaratat e djalit të vogël policia mësoi se Naya ishte hedhur për të notuar e më pas nuk ishte kthyer më.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel