Mbyllet etapa e parë e “Trofeu Korça”/ Gara çiklistike vazhdon me etapën që shpall fituesin

09/07/2020 13:00

Gara çiklistike Trofeu Korça mbylli etapën e parë me dy ture Pogradec – Korçë. 11 ekipe me 44 çiklistë nisën garimin me etapën e parë në kategoritë Kadet dhe Elite Junior.

Pandemia dhe izolimi ka kushtëzuar disi stërvitjen e çiklistëve por përsëri ata ja kanë dalë të sjellin një garë të bukur

Kanë qenë kadetët që nisën të parët në drejtim të Korçës në një garë prej 40 km. Ndërkohë që juniorët dhe elita ka përshkuar një distancë prej 80 km duke shkuar deri në Bilisht dhe më pas mbërritja u bë në Korçë ndërsa ekipi i Vllaznisë ka marrë fitoret e para.

Bruno Kola i Vllaznisë ka fituar etapën me kohën 2 orë e 1 minuta dhe pas tij janë renditur Olsi Velia i Tiranës dhe Gjergj Zefi i Vllaznisë .
Për kadetë fitues ishin tre çiklistët e Vllaznisë, në vendin e parë Servet Kastarti , në vendin e dytë Mateo Bala dhe i treti Sergest Meti.

Etapa e dytë do të jetë rreth 110 km kjo për juniorët dhe Elitën ku do të përcaktohet edhe ekipi fituesi i Kupës.

Top Channel