FOTO/ Grupi i të rinjve gjeti valixhen me mbetje njerëzore, mësohet se kujt i përkisnin

09/07/2020 18:27

Disa javë më parë, një grup të rinjsh në Seattle të SHBA-ve, gjetën një valixhe të zezë, brenda së cilës kishte mbetje njerëzore.

Pas hetimeve të policisë, rezultoi se trupat e gjetur i përkisnin nënës së katër fëmijëve Jessica Lewis, 35 vjeçe dhe Austin Wenner, 27 vjeç. Kur kanë kaluar disa javë nga ngjarja, mësohet se Jessica është qëlluar disa herë me armë, ndërsa i dashuri i saj Austin ka ndërruar jetë si pasojë e një plumbi të vetëm që i përshkoi zemrën.

Policia ka bërë me dije se deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorëve apo se çfarë i shtyu ata të kryenin këtë krim makabër. Në këto kushte, familja e Jessica-s, kanë ndërmarrë një fushatë për mbledhjen e fondeve, në mënyrë që të vendosen në dispozicion për gjetjen e autorëve. Për këtë familjarët kërkojnë dhe ndihmën e qytetarëve të tjerë.

“Jessica ishte një vajzë e mbarë, kujdesej shumë për fëmijët. Nuk e dimë se si ndodhi ngjarja. Jemi angazhuar për të mbledhur para të cilat do të vendosen në dispozicion në hetim për të gjetur autorët e këtij krimi. Kërkojmë ndihmën tuaj”, u shpreh gjyshja e Jessica-s, Jaschke.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel