4666 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative, pasi gjatë kontrolleve nga policia rugore, janë evidentuar në shkelje të rregullave në rrugë.
Arsimi është një ndër shtyllat kryesore te programit të Partisë Socialiste ku premtimi kryesor u dedikohet mësuesve.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e tunelit numër 4 tuneli tek ish sheshi ‘Shqiponja’, përmes të cilit do të qarkullojnë automjetet që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit.
Në Grenoble të Francës, dy profesorë janë në situatë të vështirë, sepse u përshkallëzua një mosmarrëveshje për konceptin e islamofobisë. A është në rrezik liria e shprehjes?
Kylie Jenner filmoi vajzën së saj, teksa kërcente gjatë performancës së këngëtares shqiptare, Dua Lipa në “Grammy Awards”.
Për çiftet e reja në kryeqytet po bëhet gjithnjë e më e lehtë blerja e një apartamenti me programin e kredive të buta, që zbatohet prej 5 vitesh nga Bashkia e Tiranës.
Haki Morina, në një postim në “Facebook”, mallkon ata që i kanë premtuar vota në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë por nuk e kanë votuar.
Mediat belge kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Bruksel, ku humbi jetën 33-vjeçarja shqiptare pasi u godit për vdekje me bombol që shërbente për fikjen e zjarrit.
Vendet anëtare të NATO-s kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike që e ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Durrës- Një aksident tragjik ka ndodhur në zonën e Maminasit në Durrës ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Kosova duhet të bëjë llogaritë me Zlatan Ibrahimovicin në fushë për sfidën me Suedinë, më 28 mars, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.
Këtë të martë është hapur qarkullimi për automjetet në tunelin numër 4, në nyjen “Shqiponja” dhe përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin.
Përfundimi i projektit të restaurimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe ka ngjallur shumë debate në opinionet, në lidhje me ndryshimin e bankave në godinë dhe obeliskut të “ABC-së”.
Një aeroplan i vogël sportiv teksa po tentonte të zbriste në tokë, është përplasur me një veturë që po lëvizte në drejtim e kundërt të rrugës, ku si pasojë kanë humbur jetën nënë e bir në Florida të SHBA.
Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet për 21 të akuzuarit që kanë kryer krime zgjedhore në vitin 2017, duke çuar kështu për gjykim çështjen.
Xhuljeta Lala, 33 vjeçarja nga Divjaka ka gjetur vdekjen mesditën e djeshme në një hotel në Bruksel.
Përtej deklaratave zyrtare ku ra në sy qëndrimi i njëjtë për rolin e marrëdhënies mes Shqipërisë e SHBA në reformat transformuese, në ceremoninë që mori jo pak vëmendje sot ishte një detaj i vecantë, aksesori në veshjen e ministres Xhaçka dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.
Gratë shpenzojnë rreth 10 mijë dollarë në produktet e depilimit dhe shërbimeve të tilla, gjatë gjithë jetës së tyre. Ky përfundim ka dalë pas një sondazhi të kryer në 540 gra.
Një 18-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, pasi së bashku kanë tentuar të transportonin drejt Malit të Zi 15 shtetas nga vendet e treta.
Edhe në Gjirokastër ka filluar vaksinimi i mësuesve.
Skënder Vathi një nga të arrestuari për vrasjen e Behar Sofisë në mes të Tiranës, ka mohuar që një telefon i gjetur nga autoritetet të jetë i tij.
Një ngjarje ka shqetësuar opinionin publik, disa ditë më parë në Kosovë, ku një qytetare është sulmuar me gaz lotsjellës nga një oficer policie.
Ekspertët e sigurisë së vaksinave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po planifikojnë të takohen më 16 mars për të diskutuar lidhur me vaksinën e AstraZeneca-s kundër COVID-19. Shumë vende e kanë ndaluar përdorimin e saj për shkak të shqetësimeve që lidhen me mpiksjen e gjakut.
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo, në një takim me të rinjtë në bibliotekën “Misto Treska”, vlerësoi punët e kryera në Tiranë dhe investimet sidomos në sektorin kulturor.
“Në Partinë Socialiste fillimi është i barabartë për të gjithë”. Ishte ky mesazhi që u dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të rinjve votues për herë të parë të Lagjes 13 në kryeqytet.
Çarja e një tubacioni të ujit të pijshëm ka shkaktuar probleme për komunitetin në zonën e Porto Romanos në Durrës.
Moderna po provon doza të vaksinës te fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në më pak se 12 vjeç, tha kompania të martën.
Ndëshkohen me masë administrative 2978 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 4 ditëve të fundit. 2959 prej tyre janë ndëshkuar për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse.
Në një kohë pandemie galeria Fab, përpiqet të mbajë gjallë dialogun mes artistëve dhe publikut. Kahje është ekspozita e çelur rishtas, dhe që do të qëndrojë e hapur deri në fund të këtij muaji.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku të premten do të takohet me ushtruesen e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Disa nga qytetet më të mëdha në botë identifikohen nga orët, të vendosura në pikat më strategjike dhe që tërheqin interesin e turistëve të huaj.
Suedia dhe Luksemburgu janë bashkuar listës në rritje të vendeve që pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid-19 për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme të kësaj vaksine.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Elvisi (Loco) ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij, të cilët kanë qenë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth tij.
Në Gjirokastër historikisht çdo familje ka pasur një tigan për të gatuar qifqi e që është receta tradicionale e qytetit.
Shkencëtarët kanë bërë pëlhura nga polietileni dhe thonë se në këtë mënyrë mund të zvogëlojnë ndotjen nga plastika dhe ta bëjnë industrinë e modës më të qëndrueshme.
Taulant Balla ka folur në Kuvend për votën e emigrantëve duke thënë se PD dhe LSI kanë penguar që të mos japin vendimin përfundimtar në zgjedhjet e 25 prillit.
Alfred Muharremi, djali që është rritur në fshatin SOS, është pjesë e listës së Tiranës për zgjedhjet e 25 Prillit. Alfredi kandidon për Partinë Socialiste, duke treguar se është e vetmja forcë që nuk sheh se nga vjen apo djali i kujt je. Në takimin me një grup të rinjsh që votojnë për herë të […]
Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për fuqizimin e lidhjeve ekonomike dhe të sigurisë me Japoninë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ai i mbrojtjes, Lloyd Austin, kanë nisur një turne në Japoni dhe Korenë Jugore.
Një ditë pasi Azerbajxhani nisi stërvitjet ushtarake katër-ditore, edhe Armenia njoftoi se do të fillojë ushtrimet ushtarake të shkallës së gjerë më 16 mars.
Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e një operacioni ndërkombëtar për goditjen e krimit të organizuar. Sipas policisë, operacioni “NEIKEA” është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe Shqipëri, nga policia italiane dhe policia shqiptare.
Meghan dhe burri i saj, Princi Harry, akuzuan një anëtar të paidentifikuar të familjes mbretërore për racizëm në lidhje me djalin e tyre dhe oborrtarët e Pallatit për injorimin ndaj kërkesës për ndihmë të Markle, kur po mendonte vetëvrasje.
Motra e liderit koreano verior, Kim Jong un, ka paralajmëruar SHBA që të mos shkaktojë probleme ndërsa presidenti Joe Biden përgatitet të përcaktojë politikat e tij për Korenë.
Një 30-vjeçar, banues në në fshatin Shushicë të Vlorës është vënë nën prangat e policisë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën 200 doza me lëndë narkotike, të dyshuar cannabis sativa.
Ralf Gjoni ka kritikuar ashpër Luljeta Bozon, kandidaten për deputete në listën e PS në Tiranë duke thënë se del e flet për komunizmin pa iu dridhur qerpiku.
Ekspertë të vaksinave nga organizata botërore e shëndetësisë janë mbledhur për të rivlerësuar vaksinën e Oxfordit dhe AstraZeneca-s, pasi disa vende evropiane ndaluan përdorimin e saj.
Berat- Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Në një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe autoriteteve të BE-së, fituesi i çmimit të fondacionit “The Right Lievelihood”, i njohur ndryshe edhe si çmimi alternativ Nobel, bën thirrje për të nisur që tani me planifikimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar nga Këshilli i Lartë e Prokurorisë që të shkarkojë nga detyra prokurorin e Krujës Bujar Memia.
Në lidhje me projektligjin për Gardën e Republikës së Shqipërisë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se nuk do të sjellë ndryshime financiare, por do të krijojë mundësi për karrierë për punonjësit e këtij institucioni.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla deklaroi se dy mjek nga Kosova të cilën shkuan sot për tu vaksinuar në Kukës, nuk u është mundësuar të vaksinohen. Ata janë kthyer mbrapsht, pasi nga atje u kanë thënë se po presin listën e mjekëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën me coronvirusin, e cila do të duhej tu dërgohej nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Ditën e sotme ka nisur pelegrinazhi në kishën e Shën Ndout në Laç.
Në pritjen e bërë nga Ministria e Jashtme në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënies SHBA-Shqipëri, Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, në një konferencë për media ka vlerësuar bashkëpunimet dy palëshe pas çlirimit të Shqipërisë nga regjimi diktatorial.
Ralf Gjoni ka sulmuar Luljeta Bozon, kandidaten për deputete, e cila renditet e para në listën e PS në Tiranë duke thënë se glorifikon regjimin komunist.
Një ngjarje e rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Itali, ku një 36-vjeçar shqiptar nuk arrinte të qetësohej dhe kërcënonte vazhdimisht gruan.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, duke deklaruar se Lulzim Basha që ndodhej dje në Kamëz dhe Vorë, duhet të kërkonte falje dhe jo vota.
Korçë -Rikthehet edhe njëherë çështja e Zani Çaushit.
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.
Tiranë- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Mine Peza”, ku një grua ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte.
Kryeminstri Edi Rama ka prezantuar planin e veprimit 2021-2025 të Partisë Socialiste për shkollën dhe universitetin.
Megjithëse disa vende kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinave AstraZenec si masë paraprake, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se këto raste kanë të bëjnë me vaksinimin, deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus.
Para se të hiqte dorë përfundimisht nga “Për’puthen”, Fation Kuqari hodhi akuza të forta për Melisa Lleshin, e fundit kjo që u përfol për një lidhje të fshehtë me Andi Shehin.
Kryeministri Edi Rama teksa prezantonte programin për Arsimin në mandatin e tretë, ka bërë edhe një historik të arritjeve që sipas tij ka sjellë qeveria që ai drejton.
TIRANË- Teksa prezantonte Planin për Arsimin, për mandatin e tretë, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza edhe ndaj kundërshtarëve politik.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vijuar me prezantimin e planit për shkollat dhe universitetet në planin e veprimit 2021-2025.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale.
Rita Ora prej disa kohësh ndodhet në Australi ku po merr pjesë si juri në spektaklin “The Voice”.
Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 29 mars-7 maj dhe kalendarin e punimeve për periudhën 22 mars-9 prill 2021
Një organizatë e të drejtave të njeriut njoftoi se të paktën 183 njerëz janë vrarë në Mianmar që nga grushti i fundit ushtarak në vend.
Mjeku kardiolog, Novruz Çaushaj ka folur për pasojat që mund të shkaktojë vaksina anti Covid për personat që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare.
Një ditë pasi Azerbajxhani nisi stërvitjet ushtarake katër-ditore, edhe Armenia njoftoi se do të fillojë ushtrimet ushtarake të shkallës së gjerë më 16 mars. Të dyja vendet, në fund të vitit të kaluar, u përfshin në një konflikt të armatosur për rajonin e Nagorno Karabakut.
Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për fuqizimin e lidhjeve ekonomike dhe të sigurisë me Japoninë.
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë.
“Ne kemi vendosur të vazhdojmë të zbatojmë masat aktuale (të normalizimit) nëpër qytetet tona dhe të monitorojmë nga afër zhvillimet”, tha presidenti Erdoğan pas takimit të kabinetit të kompleksit presidencial
Delegacionet e Greqisë dhe Turqisë do të takohen të martën në Athinë për të bërë përpjekje që të arrijnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi kufijtë detarë në Mesdheun Lindor dhe të drejtat e kërkimeve të gazit.
7 persona janë arrestuar nga policia pas finalizimit të operacionit ‘Kartëmonedha’
Ekologjisti gjerman, Michael Succow, fitues i çmimit alternativ Nobel, në një letër të hapur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i bën thirrje për fillimin e projektit të Parkut të Kombëtar të Vjosës
Dhjetëra vende, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit.
Të paktën tre të pastrehë kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi u goditën nga një automjet që i shkeli në një trotuar në qendër të qytetit të San Diegos.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.
Rezultatet e provës së vaksinës COVID-19 të AstraZeneca-s në SHBA po analizohen nga vëzhgues të pavarur dhe autorizimi për përdorim urgjent mund të bëhet pas rreth një muaji, tha të hënën një zyrtar i lartë amerikan.
Në Qendrën Rajonale të Telemjekësisë në Kukës të hënën ka filluar vaksinimi kundër Covid-19 me vaksinën e AstraZeneca.
Drejtoresha e Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shprehu shqetësim të hënën në lidhje me numrin e njerëzve që po udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara ditët e fundit, duke thënë se pandemia nuk ka mbaruar dhe njerëzit nuk duhet të sillen sikur ajo të kishte përfunduar.
Rusia thotë se ka nënshkruar marrëveshje të reja për të prodhuar vaksinën anti-covid Sputnik V në më shumë vende të BE. Marrëveshjet janë arritur me kompani në Spanjë, Francë dhe Gjermani, në pritje të miratimit të vaksinës në bllok, tha fondi rus i investimeve direkte.
Moti është ngrohur dhe ditët me diell janë shumë të bukura, por e ftohura kronike mbetet sërish e pranishme. E ftohura kronike shkaktohet nga disa viruse që shumëfishohen me kalimin e çdo ore.
Brokoli është një ndër perimet të pasura me vlera të fuqishme ushqyese. Por shpesh mënyra e konsumimit të saj, në formën e gatuar bën që shumë vlera ushqyese të kësaj perimeje të humabsin. Shumë minerale, vitamina dhe vlera të tjera humbasin gjatë gatimit, vlera të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e organizmit.
Uji në Shqipëri, sipas autoriteteve është i trajtuar me klor dhe antibakterialë të tjerë dhe është i sigurtë për t’u pirë. Në depot e grumbullimit të ujit që furnizojnë rrjetin e tubacioneve drejt çdo banese prania e mikrobeve rritet.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka uruar sot këngëtaren Dua Lipa për marrjen e çmimit Grammy për albumin më të mirë vokal pop.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka uruar këngëtaren Dua Lipa për marrjen e çmimit Grammy për albumin më të mirë vokal të zhanrit pop, duke mposhtur kështu këngëtarë të tjerë të njohur botërorë si Justin Bieber, Taylor Swift e Lady Gaga.
Këngëtarja e njohur botërore Dua Lipa vazhdon të marrë urime për suksesin e madh në natën e ndarjes së çmimeve Grammy.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) është takuar për të diskutuar efektet anësore të mundeshme të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) të prodhuar nga Oxfrod/AstraZeneca.
Qeveria somaleze bëri të ditur se 2,5 milionë personave në këtë vend u nevojitet ndihmë humanitare për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri(COVID-19), sulmeve terroriste dhe katastrofave humanitare.
Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 15.503 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 858 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 2.89 milionë.
Për shkak të pasojave ekonomike nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në zonën e G20 u tkurr 3,3 për qind krahasuar me vitin e kaluar në vitin 2020, zbuloi organi ekonomik global.
Ndërkaq mbrëmjen e së hënës mbërritën 9360 doza të vaksinës Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj i pritën në Aeroportin e Rinasit.
Tre muaj më parë ishte një “mish i huaj” për Interin dhe drejtuesit zikaltër e kishin pranuar se po bënin përpjekje për t’i gjetur një tjetër skuadër, por situata ka ndryshuar si me magji për danezin Christian Eriksen.
Me barazimin pa gola ndaj Leeds United në transfertë, Chelsea ka zgjatur edhe më shumë numrin e ndeshjeve pa humbje nën drejtimin e gjermanit Thomas Tuchel, pasi tani numëron plot 12 të tilla, 10 prej të cilave në kampionatin anglez.
Criastiano Ronaldo la pas zhgënjimin në Champions (Juventusi u eliminua nga Porto) me një tregolësh ndja Cagliarit. Pasi kaloi Pelénë sa i përket numrit të golave të shënuar në karrierë, duke merituar madje edhe komplimentat e “O’Rey”-t, portugezi ka vendosur objektivin e radhës:
Real Madridi arkëtoi 100 milionë euro nga shitja e Cristiano Ronaldos tek Juventusi në korrik të vitit 2018. Në aspektin ekonomik, operacioni në atë kohë dukej shumë i dobishëm për “Los Blancos”.
Liverpooli ndez shpresën për një vend në katërshen më të mirë në Premier League me fitoren minimale në fushën e Wolverhamptonit, në javën e 29-të të elitës së futbollit anglez. Goli i portugezit Jota, i afruar te “The Reds” shtatorin e kluar, rezultoi vendimtar në këtë ndeshje, me skuadrën e Jurgen Kloppit që lë pas disfatat e Fulhamin dhe Chelsea-n.