Po transportonin drejt Malit të Zi 15 emigrantë, arrestohet 18-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori

16/03/2021 13:26

Një 18-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, pasi së bashku kanë tentuar të transportonin drejt Malit të Zi 15 shtetas nga vendet e treta.

Policia ka vënë nën pranga shtetasin R. Ç., 18 vjeç, banues në Shkodër dhe ka shpallur në kërkim shtetasin R. L., 23 vjeç banues në Shkodër.

Të dy këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me dy mjete në zonën e Hotit dhe pasi kanë konstatuar mjetet e Policisë janë shkëputur nga rruga nacionale Hot-Vermosh dhe janë futur në një rrugë dytësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe pas ndalimit kanë konstatuar se me këto dy mjete po transportoheshin drejt Malit të Zi, 15 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion vendet e BE-së.

Njoftimi i policisë/ Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoti”.

Tentuan t’i jepnin ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në zbatim të planit të masave “Për goditjen dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm”, pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Hoti”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit R. Ç., 18 vjeç, banues në Shkodër.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. L., 23 vjeç banues në Shkodër.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me dy mjete në zonën e Hotit dhe pasi kanë konstatuar mjetet e Policisë janë shkëputur nga rruga nacionale Hot-Vermosh dhe janë futur në një rrugë dytësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe pas ndalimit kanë konstatuar se me këto dy mjete po transportoheshin drejt Malit të Zi, 15 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion vendet e BE-së.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se dy mjetet ishin marrë me qera nga shtetasi R. L., i cili është shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel