Liverpooli ndez shpresën për një vend në katërshen më të mirë në Premier League me fitoren minimale në fushën e Wolverhamptonit, në javën e 29-të të elitës së futbollit anglez. Goli i portugezit Jota, i afruar te “The Reds” shtatorin e kluar, rezultoi vendimtar në këtë ndeshje, me skuadrën e Jurgen Kloppit që lë pas disfatat e Fulhamin dhe Chelsea-n.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Jota mori një pasim të saktë nga Sadio Mane, duke e çuar Liverpoolin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve ne epërsi në rezultat por edhe sa i përket anës psikologjike.

“Ujqit” u munduan me të gjitha mënyrat për të barazuar rezultatin, por rastet me të pastra në pjesën e dytë I patën miqtë me Salah dhe Jotan, që u ndalën në dy momente të njëpasnjëshme nga Riu Patricio.

46 pikë ka grumbulluar Liverpooli në 29 javë, 7 më pak se Chelsea i vendit të katërt, pra një hendek i madh për t’u kapërcyer kur kanë mbetur edhe 9 javë deri në fund të kampionatit.

Top Channel