Laç/ Pelegrinazhi në kohë pandemie, besimtarët nisen për në kishën e Shën Ndout

16/03/2021 11:05

Ditën e sotme ka nisur pelegrinazhi në kishën e Shën Ndout në Laç.

Shumë pelegrinë janë drejtuar këtë të martë drejt vendit të shenjtë për të bërë lutjet dhe për të shprehur dëshirat e tyre.

Edhe pse është kohë pandemie, numri i besimtarëve është i lartë. Policia e Lezhës ka ndërmarrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e pelegrinazhit.

Top Channel