Rregullatori i barnave i BE-së mblidhet për të diskutuar vaksinën AstraZeneca

16/03/2021 02:44

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) është takuar për të diskutuar efektet anësore të mundeshme të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) të prodhuar nga Oxfrod/AstraZeneca.

Sipas mediave belge, EMA pritet të lëshojë një deklaratë për sigurinë e vaksinës pas takimit ose të enjte. Në javët e fundit disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë, Irlandën, Holandën, Danimarkën dhe Norvegjinë, kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pas raporteve të mpiksjes së gjakut tek personat pas marrjes së dozës së vaksinës.

Vaksina e koronavirusit AstraZeneca përdoret për të parandaluar infeksionin COVID-19 tek personat mbi 18-vjeç. Ajo është krijuar për të përgatitur sistemin imunitar për të identifikuar dhe luftuar koronavirusin SARS-CoV-2 që shkakton virusin COVID-19.

Top Channel