Edhe Ramush Haradinaj uron Dua Lipën: Vazhdon të na bëjë krenarë

16/03/2021 03:03

Këngëtarja e njohur botërore Dua Lipa vazhdon të marrë urime për suksesin e madh në natën e ndarjes së çmimeve Grammy.

Urimi i radhës ishte nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

“Vazhdon të na bëjë krenarë. Edhe një “Grammy” për zërin që dëgjohet me ëndje në të gjitha kontinentet. Faleminderit Dua!”, shkruan Haradinaj në Facebook. Dua Lipa fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal të zhanrit pop, duke mposhtur kështu këngëtarë të tjerë të njohur botërorë si Justin Bieber, Taylor Swift e Lady Gaga.

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ishin ndër të parët që uruan këngëtaren Dua Lipa për suksesin e madh.

Top Channel