Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune Në një kohë pandemie galeria Fab, përpiqet të mbajë gjallë dialogun mes artistëve dhe publikut. Kahje është ekspozita e çelur rishtas, dhe që do të qëndrojë e hapur deri në fund të këtij muaji.
Kësaj radhe i përqendruar në tre prej autorëve të përhershëm Artan Buca, Ermal Baboçi e Orlis Vathi,ekspozita ndahet në tre salla, ku secili prezanton veprat e veta të reja në një optikë retrospektive. Ky format ekspozimi lindi si nevojë e kuptimit të vetë autorëve, tashmë në një pikë të mesme të karrierës.
Artan Buca e ka nisur rrethin e tij viziv me një tablo të ndarë në dy pjesë, titulluar “Dallgët e jetës” (1998).
Tek Orlis Vathi fillesat janë realiste, por thellësisht konceptuale. E para tablo “Superheronjtë” ofron një vështrim ironik të realitetit të fund viteve ’90, kur supergomonet transportonin qenie njerëzore nga njëri breg i detit në tjetrin.
Ermal Baboci është më eksperimental në kërkimin e tij estetik. Vepra e tij ngadalë u orientua drejt pikturës monumentale.
Ekspozita zë vend mes të shkuarës dhe të tashmes, por tu projektuar besimplotë në edicionet e tjera.
Top Channel