A duhet t’i frikësohen vaksinës të sëmurët me zemër? Mjeku kardiolog: Një zemër e sëmurë…

16/03/2021 09:36

Mjeku kardiolog, Novruz Çaushaj ka folur për pasojat që mund të shkaktojë vaksina anti Covid për personat që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Çaushaj tha se të gjitha vaksinat që kanë dalë janë të aprovurara nga ekspertë dhe se nuk ka pse të ekzistojë frika për t’i marrë vaksinat.

“Disa njerëz kanë fatin e gjithë popullatave, besoj se do rikthehet sërish AstraZeneca. Është thjesht një betejë. Një zemër e sëmurë nga probleme të tjera, në aktivitetin e saj është 2-3 fish më e angazhuar për ta përballuar COVID, dhe imagjinoni se çfarë ndodh pra.

Vaksina anti-Covid është prodhuar me sforco të madhe mendjesh njerëzore në një kohë rekord, se për këto duhen 10 vite. Konspiracionistët ngrenë lloj lloj idesh, por janë vërejtur 3 elementë të rëndësishëm: Duhet të vaksionohemi, popullata e vaksinuar është shumë më e mbrojtur nga simptomat e COVID, të sëmurët nga Covid shfaqin shumë më pak përkeqësime e shtrime në spital. Është mesazh i rëndësishëm. Vaksina është domosdoshmëri.

Unë mendoj se nuk ka lidhje vaksina me mpiksjen e gjakut, është COVID-i vetë që e favorizon mpiksjen e gjakut,” tha Çaushaj.

Top Channel