Koreja e Veriut thyen heshtjen! Motra e Kim Jong un paralajmëron SHBA

16/03/2021 11:52

Motra e liderit koreano verior, Kim Jong un, ka paralajmëruar SHBA që të mos shkaktojë probleme ndërsa presidenti Joe Biden përgatitet të përcaktojë politikat e tij për Korenë.

Në komente për median shtetërore, Kim Yo jong, kritikoi SHBA dhe Korenë e Jugut për kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake. Komentet e saj erdhën një ditë pasi zyrtarë të lartë amerikanë pritet të mbërrijnë në seul. Qeveria amerikane ka thënë se po përpiqet prej javësh të vendosë kontakte me korenë e veriut. Peniani duhet ende të pranojë se presidenti Biden është ulur tani në detyrë.

Dy vendet mbeten në kahje të kundërta në lidhje me programet bërthamore dhe balistike të vendit të izoluar. Kim Yo Jong, u citua të thoshte për gazetën Rodong Sinmun: një këshillë për administratën e re të SHBA që po përpiqet të shpërndajë aromën e barutit në tokën tonë nga përtej oqeanit. Nëse do të flejë e qetë për vitet e ardhshme bën mirë të vetëpërmbahet dhe të mos hedhë një hap të gabuar.

Ajo përsëri kundërshtinë e vendit të saj ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake që Koreja e Veriut i cilëson si përgatitje për pushtim, duke thënë: qeveria koreano jugore ka zgjedhur edhe një herë marshin e luftës dhe marshin e krizës. Kim Yo Jong është motra më e re e Kim Jong un dhe e vetmja nga vëllezërit e motrat e tij që konsiderohet një aleat i ngushtë dhe i fuqishëm.

Top Channel