Kryeministri Edi Rama teksa prezantonte programin për Arsimin në mandatin e tretë, ka bërë edhe një historik të arritjeve që sipas tij ka sjellë qeveria që ai drejton.

Rama është shprehur se kur ishte opozita në pushtet vendi u mbush me diploma false, ku shumë të diplomuar kryesisht në juridik, kanë mbetur pa punë.

Ndërkohë ai ka shtuar se qeveria me mbështetjet në arsim ka rikthyer arsimin profesional për të rinjt.

Rama: Ishin tekat krahinore dhe hesapet politike që arrinin deri tek universitetet duke dhënë një urdhër sepse Shqipëria nuk mund të mbajë universitete për të nxjerrë jurist e ekonomistë të papunë që pasi kanë humbur 5 vjet dhe kanë shpenzuar investimin e prindërve që ëndërrojnë për ta një jetë të sigurt, në mes të rrugës.

Ne e kthyem drejtimin e arsimit profesional dhe e bëmë këtë në kushtet kur arsimin profesional e gjetëm në varr. Programet profesionale 2 vjeçare janë shpallur programe me prioritet kombëtar dhe duhen çuar në një nivel tjetër. Nga ana tjetër, Shqipëria do të mbushë boshllëkun e frikshëm të viteve të rrumpallës në arsim për dije shkencore.

Top Channel