Peshkatarët në luftë me gaforren blu/ Në Karavasta po dëmton peshkimin

09/07/2020 12:51

Peshkatarët në lagunën e Karavastasë po përgatiten për hapjen e sezonit të peshkimit.Veç vështirësive që hasin në ruajtjen e peshkut në temperatura të larta, ata po përballen me një fenomen që 3 vitet e fundit është bërë mjaft shqetësues.

Gaforrja blu, një specie e cila vitet e fundit është shtuar se shumti në këto zona. Sipas peshkatarëve të lagunës, gaforrja blu i ka hapur atyre probleme të mëdha si në lagunë ashtu dhe në rrjetat të cilat përdoren nga kanalet rreth saj.

Llazar Xharo prej 40 vitesh peshkatar thotë që kjo gaforre është shumë agresive.

Gaforrja blu po i shkatërron dhe rrjetat e peshkatarëve të cilët detyrohen pas nxjerrjes nga uji të rrjetave t’i lënë gaforret në diell të ngordhin e më pas t’i shtypin për të pastruar rrjetën pa dëmtuar edhe atë pak peshk që do nxjerri rrjeta nuk e merr dot pasi është i dëmtuar nga copëtimi i gaforres .

Peshkatarët përpiqen ta pastrojnë këtë zonë të rezervatit 2 herë në ditë nga gaforret, dhe nxjerrin deri në 4 kuintale, të cilat më pas i groposin për të mos ndotur ambientin.

Top Channel