Tashmë të gjithë e dinë se Tayna po bëhet gati që të publikojë këngën e saj më të re, pasi e ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale.

Kënga do të titullohet “Bass” dhe pritet që të publikohet të dielën. Një ditë më parë, reperja ka publikuar në “Instagram” disa fotografi të shkëputura nga xhirimet e kripit. Ajo duket në super formë teksa ekspozon trupin.

E këtë detaj e kanë kapur edhe ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë ngurruar që të komentojnë. Madje ka patur edhe nga ata që e kanë akuzuar për ndërhyrje estetike.

“Si ka mundësi që të pasmet e tua rriten çdo ditë e më shumë”, i shkruan dikush duke aluduar për ndërhyrje estetike ose “photoshop”.

Tayna e ka lexuar komentin dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje me disa emoji ushqimesh, duke treguar kështu se thjesht ka shtuar pak kilogramë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel