Domatja e rrallë/ Fermeri e bleu rastësisht për “zemër kau” në Itali

09/07/2020 12:40

Kur mashtrimi i farmacisti bujqësor të kthehet në fitim të ëmbël. Kjo është historia e Albanit, 35-vjeçarit nga Mamurrasi që kishte porositur farën e domates së zemrës së kaut në Itali nëpërmjet një tregtari, por që më pas i doli varietet shumë i kërkuar në tregun Evropian për shkak të vlerave ushqyese.

Zemra e kaut prodhon 3-4 lule sepse kokrrat shkojnë deri në 1 kg. Fermeri vuri re që në katin e parë domatja kishte një shpërthim lulesh dhe kjo e gëzonte se do të fitonte shumë para. Pas disa ditësh ajo nisi të piqej, ndonëse e vogël si kokërr dhe Albani u mërzit.

Gjatë kërkimeve në internet zbuloi se në tokën e tij kishte një thesar sepse domatja në fjalë ishte e veçantë, ku arriti që ta shiste 5 mijë lekë të vjetra për kg.

Ferma e Albanit nuk është e kultivuar vetëm me domate, por edhe me fruta ekzotike, që janë pak të njohura për tregun vendas.
Fermeri nga Mamurrasi ka një dashuri të çuditshme ndaj tokës. Ai nuk ndalet se lexuari literaturë vendase dhe të huaj, që ka të bëjë me bujqësinë.

Thotë se me informacionin që ka, eksperimenton me prodhimet që kultivon në tokën e tij.

Ëndrra e Albanit ishte që të bëhej skulptor, por fakti që nuk u pranua në Akademinë e Arteve, iu përkushtua bujqësisë.

Top Channel