Rritet numri i të infektuarve në Berat/ 4 raste të reja, ndër to 2 punonjës të DSHP-së si dhe një infermiere

09/07/2020 18:12

Në qytetin e Beratit janë zbuluar disa raste të reja me COVID-19, ndërkohë që vetëm ditën e sotme u regjistruan 4 raste pozitive me koronavirus.

Vetëm dy prej rasteve të sotme janë kontakte të rasteve të mëparshme të regjistruara brenda institucionit të DSHP-së Berat, ndërkohë që 2 rastet e tjera janë të reja.

Mes të infektuarve të sotëm janë sërish 2 punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat që mendohet se janë infektuar nga rastet e djeshme që rezultuan pozitivë në këtë drejtori. E infektuar ka dalë edhe një infermiere nga Ura Vajgurore, e cila punon në një qendër shëndetësore në këtë bashki. Covid-19 është rikthyer sërish edhe në fasoneritë e qytetit të Beratit, ku një punëtore ka rezultuar sot “pozitive”.

 

Top Channel