Nisin hetimet, për Bylis-Tirana/ Bylisi paraqit variantin për ndeshjen para Etikës

09/07/2020 15:03

Ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ka dyshime të forta për ndërhyrje dhe tolerime për shkak përfitimi në baste dhe gjithçka shkon drejt edhe një konfirmimi zyrtar.

Sot Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj me futbollistin Goxhaj që humbi penalltinë në ndeshjen me Tiranën dhe kapiteni i Bylisit Murataj bashkë me trajnerin e Bylisit Dovedan ju drejtuan komisionit që do të hetojë çështjen.

Ndërkohë Tirana nga ana tjetër nuk është e pranishme pasi nuk është njoftuar.

Raportohet se ka pasur një keqkuptim dhe Tirana nuk do jetë sot në komision dhe me shumë mundësi do ta thërrasin ditën e henë pasi nesër ka ndeshje.

Top Channel