Taulant Balla e ka përshëndetur vendimin e djeshëm të ministrit në detyrë të jashtëm Gent Cakaj për shkrirjen e ambasadës në Athinë.

Ai tha se në vazhdën e këtij vendimi, duhet që nëse situata paraqitet e njëjta në ambasada apo konsullata të tjera të merret i njëjti vendim.

“ Përshëndes vendimin e Cakaj, një vendim i fortë por i domosdoshëm për të rivendosur gjërat në rregull. Kjo qasje e tij të vijojë dhe në konsullata të tjera ku shërbimi nuk është ai që duhet”, tha ai.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar dje të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren.

Një burim nga MPJ i tha Top Channel se kjo fortunë në ambasadën shqiptare në Athinë është motivuar nga Cakaj me mos performancë dhe shërbime të dobëta ndaj komunitetit shqiptar.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/08/ekskluzive-gent-cakaj-shkrin-te-gjithe-ambasaden-shqiptare-ne-athine/

Top Channel