​Dy vdekje të dyshimta, njëra në Prizren e tjetra në Graçanicë

09/07/2020 11:06

Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Njëra në Prizren e tjetra në Graçanicë.

Kështu është bërë e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

“Prizren-Raportohet se në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.

“Graqanicë-Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Top Channel