“Fëmijëve iu mësoni luftën e klasave”, ministrja Shahini në interpelancë: Shqetësuese që 30-vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë…

09/07/2020 11:57

Deputeti Artur Rroshi në seancën e sotme në Kuvend kishte kërkuar një interpelancë me ministren e Arsimit, Besa Shahinin.

Ai kërkon të dijë se cilat ishin kriteret e përzgjedhjes së mësuesve, librave shkollorë dhe jashtëshkollorë etj.

Roshi në fjalën e tij kritikoi ministren, pasi sipas tij shumë figura historike, si Mit’hat Frashëri nuk janë në vendin e duhur në librat e historisë. Ai tha se sot në Shqipëri një shkollë mban emrin e Vasil Shantos, që sipas tij nuk ka asnjë kontribut në arsim.

“Vasil Shanto ka një emër shkolle, kush është kontributi i tij për arsimin? Zero, një pijetar dhe një bixhozxhi. Nuk ka asnjë emër shkolle me emrin e Mit’hat Frashërit, që themeloi Normalen e Elbasanit. Fëmijët po vijojnë që të mësojnë ende luftën e klasave. Ende studiohet romani i dobët i Dritëro Agollit, ‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

Nga ana e saj Ministrja e Arsimit Besa Shahini  deklaroi se  është shqetësuese që 30-vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në librat e historisë.
Tekstet natyrisht që përmbajnë të vërteta historike. Për mua është shqetësuese që në 3o vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në histori. Është shumë e rëndësishme të adresohen këto tema.  Pse nuk pasqyrohet Mid’hat  Frashëri në librat hisotrik? Është trajtuar çdo figurë historike, kjo figurë zë vende në tekste të ndryshme. Pra nuk është anash si figurë, i është dhënë vendi i merituar. Keni pararysh për herë të parë në gjimnaz filozofikë, e kemi si lëndë që në klasën 11-të dhe jo si lëndë me zgjedhje. Sa i përket drejtimit të makinës, ne japim mësime për kodin rrugor, për sgiruisë rrugore. Emrat e institucionet arsimore, me këto merren këshillat bashkiakë. Nëse doni të ndryshoni ndonjë emër drejtohuni në këshillat bashkiakë. Përsa i përket mbështetjes arsimore për fëmijët në nevojë dua të theksoj se kemi bërë një punë të hatashme për të arritur një sistem gjithëpërfshirës dhe të barabartë për nxënësit. Natyrisht nuk jemi aty ku duam, kemi shumë për të bërë. Por për shkak të krizës që na solli pandemia. Librat e shkollave do të jepen falas për të gjithë nxënësit e klasave të para deri në të shtatën, plus kemi zgjeruar dhe kategorinë e nxënësve në nevojë deri në klasën e 12″ , u shpreh Shahini. 

Top Channel