Opozita braktis Kuvendin, Balla: Nuk mund të na bëni presion…listat nuk janë tabu për ne

09/07/2020 15:02

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulan Balla ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, pas braktisjes së sallës nga ana e opozitës Parlamentare.

Sipas Ballës, me këto largime të opozitës, Parlamenti është kthyer si 18 muaj më parë kur u largonte opozita jashtë parlamentare.

Edhe një herë, Balla është shprehur se PS është dakord që të hapen listat, por sipas tij nuk duhet cënuar marrëveshja e arritur me opozitën jashtë Kuvendit.

“Jemi kthyer si 18 muaj më parë. Ku Saliu, Luli e Monika u largonin nga Salla. Ishte pikërisht ndarja. Unë e kam mbështetur dhe falenderuar opozitën në Kuvend që ka mbështetur RD . Nuk e kuptoj çfarë kërkojnë ku bëjnë presion duke ikur, Luli bën presion që parlamenti të votojë marrëveshjen. Luli kërkon takim jashtë godinës, këta kërkojnë takim brenda godinës. Ju kërkoni me komisionerë partie ata pa komisioner. Listat nuk janë tabu për ne, por nëse hapen kanë disa rregulla dhe kushte. Nëse hapim listat fleta e votimit bëhet një libër me 100 faqe. Të gjesh koalicionin dhe partinë. Por duke ikur me kushte dhe për të mos votuar një marrëveshje. Nuk është më e mira por na garanton të diskutojmë. Nuk jemi në kushtet, ose kush na bën presion për marrëveshje ta harroni. Ne kurrë nuk jemi surprizuar nga presioni. Ne do të vijojmë komunikimit në komisonin e ligjeve. Për një hapje të listave ndoshta jo të plotë. Si të garantojmë që kuvendi i ardhshëm të ketë barazi gjinore. Temat që nuk prekin 5 qershorin ne jemi të gatshëm të diskutojmë. Opozita të kthehet në parlament. E mirëkuptoj arsyen, si një presion për mazhorancën, prandaj jemi munduar të gjejmë gjuhën e përbashkët. Për gjetjen e një zgjidhje për hapjen e listave. I hapim por të gjejmë një zgjidhje.” tha Balla.

Top Channel