Covid në Universitet/ Në Gjirokastër pedagogia e “Eqrem Çabej” pozitive

09/07/2020 13:35

Edhe në Gjirokastër ka një rast pozitiv në universitetin “Eqrem Çabej”, një pedagoge e departamentit ekonomik.

Sot i gjithë universiteti ka mbyllur dyert për dezinfektim dhe nga nesër do të vijojë normalisht procesi. Nuk dihet sesi mund të jetë infektuar ky rast ndërsa po kryhet hetim epidemiologjik për kontaktet.

Deri tani janë marrë tampone për kontakte të afërta ndërsa pritet që situata të jetë më e qartë nesër pas përgjigjeve për rreth 10 persona që gjenden tashmë në karantinë.

Top Channel