“Nuk do të izolohemi”/ Manastirliu: Nuk kemi luksin që të kemi një…

09/07/2020 13:44

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në Kuvend u kërkoi qytetarëve të zbatojnë masat në një kohë që rastet vazhdojnë të jenë të larta në numër.

Ajo tha se nuk do të rikthehet sërish izolimi dhe masat drastike, por qytetarët duhet të zbatojnë rregullat, pasi nëse nuk ka shëndet, s’ka as ekonomi.

“Nuk kemi luksin që të kemi një qytetar, një polic apo një inspektor për situatën e pandemisë. Por të gjithë bashkë duhet të mësohemi me ndryshimin e sjelljes, të të jetuarit. Ka ende zëra që thotë se koronavirusi nuk ekziston. Po të shkoni sot te Spitali Infektiv, janë 6 persona rëndë, disa prej të cilëve fare të rinj. Kjo nuk është lojë, duhet marrë seriozisht.

Mos e vendosim në një stres të pamerituar sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët të zbatojnë masat e thjeshta, të vendosin maskat, të ruajnë distancimin dhe të kujdesen për higjienën. Nëse nuk ka shëndet, s’ka ekonomi. Nuk do të izolohemi, nuk do të marrim masa, por duhet të zbatojmë rregullat e thjeshta”, tha Manastirliu.

Top Channel