“U morën me flokët e vetullat e saj”/ Rritja e infektimeve me Covid-19, Ilir Beqja i kërkon falje nga Kuvendi shefes së spitalit Infektiv, Najada Çomos

09/07/2020 14:06

TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja duke folur nga salla e Kuvendit, ka kërkuar falje ndaj shefes së Spitalit Infektiv, Najada Çomo e cila shpesh herë ka rënë pre e akuzave për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me covid-19 në vendin tonë.

“Sot në fakt miratojmë një akt normativ në stacionet e plazhit, nuk është marrë ende asnjë masë. Është ndaluar përdorimi i pishinave, por sërish përdoren. Nuk ka nevojë për kontrolle, mjafton Instagrami për të kuptuar shkelet apo jo ku ndalim. Beteja me COVID është në territor. Pardje ka pasur një sulm ndaj doktoresh Najadës. Ajo është shefe e shërbimit, nuk e njihte kërkush se nuk donte të dilte në televizor. Politika u mor me ngjyrën e saj të flokëve, tek forma e vetullave dhe me familjen e saj. Unë dokotoreshë Najada të kërkoj falje,“-u shpreh deputeti.

Top Channel