Billa, çdo produkt në ofertë/ Për pesë ditë, mundësi e mirë për çdo blerës

09/07/2020 16:04

Me ardhjen e sezonit të verës kompania Billa, lider në tregun shqiptarë për pllaka parkete hidrosanitare e mobilje, risjell traditën e ndryshimit sezonal të stokut.

Billa është kompania e vetëm që historikisht aplikon dy herë në vit këtë praktikë botërore në Shqipëri për këtë degë të industrisë.

Futen 180 modele të reja ekskluzive pllakash laminate e pajisjesh hidrosanitare dhe ndërkohë nxirret në ofertë çdo artikull i mallit ekzistues me një total prej 2.3 milonë metra katrore pllaka e laminate dhe 270,000 pajisje hidrosanitare

Oferta që do të zgjasë vetëm për 5 ditë synon nxitjen e kësaj fushe të ekonomisë duke mbështetur e lehtësuar fuqinë blerëse për të gjitha kategoritë e konsumatorëve  .

E krijuar në vitin 2007 dhe e prirur nga moto “Cilësia s’ka pse të jetë e shtrenjtë” sot Billa renditet si distributroti kyesor i rajonit me degë edhe në vendet më të rëndësishme të bashkimit evropian duke përfaqësuar një nga shembujt me pozitive të ekonomisë shqiptare.

Top Channel