Covid-19 në Bulqizë/ 4 të infektuarit janë familjarë të mjekut epidemiolog që u prek disa ditë më parë

09/07/2020 12:33

BULQIZË- Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Bulqizës janë konfirmuar 4 raste pozitive me Covid-19. Top Channel mëson se të prekurit janë familjarë të mjekut epidemiolog Afrim Sula, i cili rezultoi i infektuar me Covid-19 para 4 ditësh.

Mësohet se mjeku epidemiolog, pas karantinimit në shtëpi është dërguar mbrëmë drejt spitalit infektiv në Tiranë pasi gjendja e tij erdhi duke u rënduar. Ndërkohë është bërë izolimi  në shtëpi i 4 pjesëtarëve të familjes së mjekut Afrim Sula.

Top Channel