GJKKO shtyn për në nëntor seancën paraprake për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla

09/07/2020 14:28

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose e njohur ndryshe si GJKKO ka vendosur që të shtyjë për në nëntor seancën për shqyrtimin e kërkesës për gjykim ndaj ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës.

Ka qenë gjyqtarja Irena Gjoka ajo që vendosi të pranojë kërkesën e avokatiti të Llallës për shtyrjen e seancës paraprake. Sipas GJKKO hetimet e bëra nga SPAK nuk kanë qenë të plota dhe për këtë arsye është kthyer dosja për të çuar deri në fund hetimin ndaj Llallës.

Top Channel