7 të arrestuar në Tiranë/ Mes tyre një 24-vjeçare e akuzuar për fshehje të ardhurash, falsifikim e mospagim taksash

09/07/2020 12:51

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 persona, 1 prej tyre e shpallur në kërkim.

Konkretisht është arrestuar një 24-vjeçare, D. S., pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Sh. T., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• A. A., 24 vjeç dhe A. M., 52 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar motoçikletat pa lejet përkatëse;

• B. D., 43 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l;

•Sh. K., 27 vjeç, pasi në Mullet, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

Top Channel