“Na u premtua falja e taksës së bashkisë”, shoqatat e transportit ndërqytetas: Në krye të 10 ditëve marrim masa nëse nuk na jepet zgjidhje

09/07/2020 11:23

Shoqata e transporti ndërqytetas ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku ka shprehur shqetësimet dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë për shkak të situatës së rënduar që është krijuar për shkak të pandemisë Covid-19.

Ata kanë kërkuar që të ulet TVSH e biletës në deri 10% , ashtu siç pretendojnë se u është premtuar. Më tej ata janë shprehur se dëmi më i madh po u bëhet edhe nga transporti informal.

Më tej Shoqata e transportit ndërqytetas është shprehur se nuk marrin zgjedhje në 10 ditët e ardhshme do të marrin masa deri në pezullimin e këtij shërbimi.

‘Në krye të 10 ditëve marrim masa nëse nuk na jepet zgjidhje. Po dëmtohemi nga transporti informal. Shteti na premtoi ndihmë. Nuk po marrim ndihmën e duhur. Të paktën për kohën që ishim mbyllur të na përgjysmonin taksën. Na u premtua falja e taksës së bashkisë, pastaj na thanë paguajeni. Puna jonë nuk ka vlerë financiare. Filluam punë, por jemi në vështirësi”

“Ne mendojmë se duke negociuar. Sot ta mendojnë ne kërkojmë taksën e bashkisë dhe informalitetin që nesër. nuk do rimbyllemi si transport, por edhe ne do dalim para bashkisë, se kështu i bie. Do mblidhemi aty. Nuk ka rritje bilete duke negociuar me qeverinë dhe duke pritur që ata të na përkrahin. Rritjen e biletës e ka në dorë shteti ata e ulin dhe e rrisin. Por ne po presim dhe tvsh e biletës ku na është premtuar se do ta ulin deri në 10%. transporti informal po na mbyt. Transporti më i sigurt jemi ne se po dizinfektojmë autobusët në çdo udhëtim.”

Top Channel