E premte, 18 Dhjetor 2020
14:07
Në Brazil vaksinimi kundër COVID-19, i detyrueshëm në disa raste

“Askush nuk do të vaksinohet kundër vullnetit të tij dhe vaksina do të jetë e detyrueshme nën disa kushte”. Kështu thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë të Brazilit në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19.

14:06
Nuk vendosën maskat/ 426 qytetarë ndëshkohen në 24 orët e fundit, 1 milion lekë gjobë një lokali

Gjatë 24 orëve të fundit, 426 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative prej 3.000 lekësh, pasi nuk vendosën maskat mbrojtëse.

14:04
Balla për Bashën : Ai mund të gënjejë veten, por jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën. Më 25 Prill, pataten do marrësh

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar ndaj kreut të PD Lulzim Basha, menjëherë sapo Basha përfundoi takimin me Presidenten e Kosovës.

14:02
Iran, 178 të vdekur dhe mbi 7 mijë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë iraniane njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7.121 raste të reja dhe 178 humbje jete si pasojë e Covid-19.

14:02
Çifti Pasho mund të jetë vrarë nga djali, ja provat që e bëjnë Taulantin të dyshuar

Zhdukja e Shpëtim dhe Teuta Pashos në të njëjtën ditë me daljen nga burgu të djalit e bëjnë atë një person të dyshuar.

14:00
Muzika argjentinase shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Chamamé, një muzikë dhe vallëzim tradicional nga Argjentina verilindore është shpallur pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO.

13:59
Në Suedi bie besimi ndaj përgjigjes së shtetit në luftën kundër coronavirusit

Në Suedi, vend ky i cili nga fillimi i pandemisë së coronavirusit praktikoi një qasje me liberale kundër COVID-19, ka filluar të bie besimi në përgjigjen e shteti ndaj pandemisë, madje edhe mbreti i këtij vendi që rrallë herë deklarohet, ka kritikuar ashpër ekspertët shëndetësorë.

13:58
Sony tërheq lojën Cyberpunk 2077, do të kthejë mbrapsht paratë

Sony ka tërhequr lojën Cyberpunk 2077 nga PlayStation Store dhe do të kthejë pas paratë për të gjithë ata që e kanë blerë.

13:56
“Mësoni shumë dhe bëni sport”, Rama viziton nxënësit e gjimnazit “Ibrahim Muça” në Librazhd

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme vizitoi gjimnazin “Ibrahim Muça” në Librazhd bashkë me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ballën.

13:55
Ide origjinale në spitalin Covid/ Itali, mjekët veshje mbrojtëse me fotografitë e tyre të vendosura mbi to

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Itali kanë gjetur një mënyrë origjinale për të siguruar pacientët e tyre të prekur nga koronavirusi.

13:54
Covid/ Nënpresidenti i SHBA, Mike Pence do vaksinohet për koronavirus ditën e sotme

Dtën e sotme, Nënkryetari i SHBA Mike Pence do të marrë vaksinën e koronavirusit drejtpërdrejt në televizion.

13:42
Zbulimi i fundit/ 5 bebe me antitrupa, të lindura nga nëna me koronavirus

Pesë foshnja të lindura nga nëna të infektuara me koronavirus, gjatë një studimi në Singapor kanë patur antitrupat kundër virusit, edhe pse kërkuesit thonë se është ende e paqartë se çfarë niveli mbrojtjeje ata antitrupa mund të ofrojnë.

13:42
Ndotja e ajrit në Prishtinë vijon të jetë shqetësuese

Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese.

13:38
“Nuk ia vlen rreziku”/ Apeli i OBSH-së: Krishtlindje në shtëpi

Shefi i zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën U ka bërë apel njerëzve të qëndrojnë në shtëpi për Krishtlindje duke insistuar se nuk ia vlen të rrezikohen dhe të infektohen me Covid-19.

13:33
Covid-19/ Kina do vaksinojë 50 milionë njerëz deri në mes të shkurtit

Kina ishte i pari shtet i cili u infektua nga Covid-19, ku mijëra njerëz humbën jetën nga ky virus.

13:25
Soreca: Ministrat e Ballkanit Perëndimor diskutuan me Varhelyi mundësimin e vaksinave të COVID për rajonin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka shpërndarë postimin e Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ku tregon se po punohet që vaksinat e COVID të vijnë sa më shpejt në Ballkanin Perëndimor.

13:20
Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi betohen para Presidentit Meta

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot në mesditë ceremonia e betimit të anëtarëve më të rinj të kabinetit qeveritar, Ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi dhe Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

13:16
Nga gërmimet gjenden mbetje mortore në Rahovec

Autoritetet e Kosovës konfirmuan se gjatë gërmimeve të bëra në varrezat e komunës së Rahovecit, janë gjetur mbetjet mortore të një personi.

13:15
Vaksina në Ballkan, njëherësh me BE. Nëpërmjet Covax dhe vendeve të BE që kanë tepëricë vaksinash

Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, konfirmoi se Bashkimi Evropian po punon që vaksinat kundër sëmundjes COVID-19 të jenë të disponueshme edhe për Ballkanin Perëndimor, sapo të fillojë shpërndarja në territorin e BE-së.

13:04
Ministrja e Arsimit: Shkollat do të rifillojnë më 11 janar

Ministria e Arsimit e cila mori pjesë në vizitën e kryeministrit Zaev në bashkinë e Pustecit dha lajmin se pas pushimeve te fundvitit shkolla do të fillojë në datën 11 janar.

13:02
Aksion policor antiCovid në Athinë/ Gjobiten shkelësit, vendi tenton të vënë nën kontroll valën e dytë

Policia greke ka nisur mesditën e së premtes një aksion për evidentimin dhe gjobitjen e personave të cilët shkelin masat antiCovid në qendër të Athinës.

13:00
Foto/ Kush është 37-vjeçari që u ekzekutua dje nga qiramarrësi në Kuçovë

Ajet Guneli është 37-vjeçari i ekzekutuar ditën e djeshme nga qiramarrësi i tij në një lokal në fshatin Goraj të qytetit të Kuçovës.

12:45
 Mozzik uron Hanën për dy-vjetorin, kujton ditën e lindjes…

Këngëtari ndau një foto me vajzën e tij që sot bën dy vjeçe shoqëruar me dedikimin e ndjerë.

12:45
“Ia pagova borxhet me mish derri, por vazhdoi të më ofendonte! I zbraza një karikator në trup”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Kuçovë

Zbardhet e plotë dëshmia e dhënë nga autori i vrasjes së 37-vjeçarit Ajet Gunelit në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës.

12:45
Ceremonia e betimit/ Ministri Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi mbërrijnë në Presidencë

Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi, dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar pritet të betohen ditën e sotme në Presidencë.

12:44
Komisioni i Posaçëm/ Manja: Po shohim mundësinë e marrjes së dëshmisë nga Dick Marty

Komisioni i Posaçëm Parlamentar që po skanon veprimtarinë e institucioneve shtetërore për hetimet e krimeve të supozuara të UÇK në territorin shqiptar u ka nisur sot kërkesë për informacion disa institucioneve.

12:38
Zbuloni kuptimin e emrit të vajzës së Ledrit dhe Sarës, “Poem Blu” (Fotot)

Reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, janë bërë të hënë prindër për herë të parë me një vajzë.

12:32
Tregti pa kushte/ Në Novoselë tregtarët kërkojnë standarde shitjeje

Tregu në  Novoselë të Vlorës, i cili ndodhet poshtë urës së Mifolit nuk ka asnjë kriter dhe kusht që të quhet i tillë.

12:27
Kapet pranë Sazanit, peshkaqeni “dem”/ 6 metra i gjatë, peshon deri 600 kg

Një peshkaqen rreth 600 kg ka rënë gjatë natës në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës disa milje detare larg ishullit të Sazanit. Peshkaqeni u kap në ujërat neutrale rreth 10 milje larg Sazanit, në një thellësi rreth 500 m.

12:24
Dita e Emigrantëve, Jozefina Topalli: Duhet përfaqësim në Kuvend, vota juaj sjell ndryshimin

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka kujtuar ditën ndërkombëtare të emigrantëve, përmes një mesazhi për të gjithë emigrantët shqiptar.

12:20
Zjarrfikësit s’kanë marrë paratë/ Shkodër, kërkojnë pagesat e prapambetura për orët shtesë

Që prej muajit Gusht, efektivët e repartit zjarrfikës në Shkodër nuk përfitojnë pagesën për oraret shtesë të punës, për shërbimin në ditet e pushimit apo ato të festave zyrtare.

12:18
Bisedimet BE-Britani/ Nuk ka optimizëm për marrëveshje

Britania dhe Bashkimi Evropian ofruan variantet e tyre jo shumë optimiste të enjten mbi statusin e bisedimeve tregtare pas Brexit-it, ndërsa kanë mbetur vetëm dy javë nga një ndarje që pritet të jetë kaotike.

12:16
Australia vendos ministër të ri tregtie mes tensioneve me Kinën

Kryeministri australian, Scott Morrison ka njoftuar riorganizimin e kabinetit tw tij, duke emëruar një ish-diplomat si ministër të ri të tregtisë mes marrëdhënieve gjithnjë e më të acaruara me Kinën.

12:09
Tërmeti me fuqi prej 5,1 ballë godet ishullin në Japoni

Një tërmet me fuqi prej 5,1 ballë ka goditur ishullin Izu Oshima në jug të Tokios, kryeqytetin e Japonisë.

12:09
Bora në Japoni/ 1000 makina “të ngrira” në trafik (Foto)

Mbi 1000 automjete janë bllokuar në autostradë për dy ditë pasi një stuhi bore goditi Japoninë.

12:05
Shkencëtarja heroinë! Ish-Miss Anglia, 31-vjeçarja që ndihmoi Universitetin e Oxford-it të prodhonte vaksinë antiCovid-19

Ish-Miss Anglia nuk nguroi përgjatë gjithë kësaj kohe të jepte kontributin vetjak në përpjekjet për të zbuluar një vaksinë antiCovid-19.

12:01
Vijon aplikimi për dëmet e tërmetit, grumbullim qytetarësh tek teatri ”Aleksandër Moisiu” në Durrës

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pranë godinës së teatrit ”Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

11:56
Veliaj i prerë: Subjektet e OFL dhe të shkarkuarit e vetting-ut të mos i afrohen fushatës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u tregua i prerë sot, kur deklaroi se subjektet e OFL-së dhe të shkarkuarit e Vettingut nuk duhet t’i afrohen fushatës zgjedhore. Teksa dha çelësat e shtëpisë së re të rindërtuar për familjen e Besnik Fushës në Farkë, Veliaj theksoi se partitë e pashpresa që do të tentojnë të përdorin dhunën dhe subjektet e OFL-së në zgjedhje, nuk kanë asnjë shans të fitojnë.

11:56
Po tentonin të grabisnin një bankomat në Prishtinë/ Autorët plagosin policin

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u plagos me armë zjarri nga disa persona që po tentonin të grabisnin para nga një bankomat në Prishtinë.

11:54
Pakujdesi gjatë transportit të fëmijëve e tapë në timon, arrestohen dy shoferë në Tiranë

Dy shoferë janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë.

11:51
Zgjedhja e Biden/ Një indigjene në departamentin e Brendshëm

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bëri një zgjedhje tjetër historike për kabinetin e tij, me emërimin e një amerikaneje indigjene për udhëheqjen e Departamentit të Brendshëm.

11:51
Dhurata e Zoom për Krishtlindje, komunikoni sa të doni!

Takimet virtuale nëpërmjet aplikacionit Zoom do të jenë pa kufizimin e minutazhit (40 minuta) gjatë festave të fundvitit.

11:43
Presidentja në detyrë e Kosovës takim me Bashën/ Osmani: Serbia po falsifikon historinë para nesh

Presidentja në detyrë e Kosovës në të njëjtën kohë edhe kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha ditën e sotme në selinë e PD-së.

11:39
Haradinaj: Nuk e kam lexuar aktakuzën

Udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është paraqitur të premten para Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, me seli në Hagë.

11:38
Hetimi tronditës! Brenda rrjetit të prostitucionit rumun, aty ku prindërit po shesin vajzat e tyre të mitura për t’u përdhunuar në Angli

Eksperti i MAFIA-s, Radu Nicolae mendonte se kishte dëgjuar mjaftueshëm ndodhi befasuese përgjatë viteve të tij dhe se asgjë nuk do t’i bënte më përshtypje, derisa ndeshi rrëfimet e disa trafikantëve të dënuar në një nga burgjet më të rënda të Rumanisë.

11:30
Rekord mbi rekorde! 2 milion klikime për 5 ditë, “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën emisioni më i shikuar në histori!

Thyerje rekordi! 2 milion shikime në vetëm 5 ditë nga publikimi i episodit të spektaklit të argëtimit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca.

11:25
Vrasja për qiranë e stallës së derrave/ 20 plumba kallashnikovi në trupin e viktimës. Viktima ende në morgun e Beratit

Viktima e atentatit të djeshëm me armë zjarri në një lokal në fshatin Goraj të qytetin e Kuçovës rezulton të jetë ende në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.

11:19
Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni. Kemi rrugë të përbashkëta drejt BE!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka vizituar sot Pustecin, ku dhuroi mjete dhe libra për fëmijët atje.

11:10
Aktori i famshëm Sir Ian McKellen bën vaksinën e COVID (Fotot)

Aktori i famshëm Sir Ian McKellen është bërë një nga yjet e parë që ka marrë vaksinën e koronavirusit.

11:09
​Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje protestojnë në Kuvend: Jashtë, jashtë

Me thirrjet për të dalë jashtë, e duke goditur tavolinat e tyre, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë penguar pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit të Kosovës.

11:04
Kishte fshehur kokainën në lavatriçe/ Policia e Lezhës arreston sërish Vera Prengën

Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë nga ‘Arrest me burg’ në ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen Vera Prenga, pasi u kap me 1.2 kg kokainë të fshehur në lavatriçe.

11:04
Kate Middleton dhe Princi William na përshëndesin me kartolinën e Krishtlindjes

Kate Middleton dhe Princi William publikuan një foto familjare së bashku me fëmijët e tyre Princ George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.

10:57
Vjosa Osmani nis takimin me Lulzim Bashën

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani e ka nisur ditën e tretë të vizitës së saj të parë zyrtare në Shqipëri, me një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

10:55
Vanessa Bryant: Nëna po mundohet të më zhvasë para pas vdekjes së Kobe

Vanessa Bryant, gruaja e Kobe Bryant tha se është paditur nga e ëma e cila po i kërkon dëmshpërblim e po mundohet t’i zhvatë një shumë financiare pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

10:51
Pa leje drejtimi dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor/ Arrestohen 2 shoferë 18-vjeçarë në Vlorë

Dy 18-vjeçarë, drejtues mjetesh në Vlorë janë arrestuar në flagrancë.

10:46
Dita e Emigrantëve, Rama uron të gjithë shqiptarët jashtë atdheut: I dhanë vendit gjithçka kishin

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët jashtë atdheut në ditën e Diasporës.

10:43
Debatet në “Përputhen”, Shqipja dhe Arjoni publikojnë foton bashkë

Në një një kohë që fotoja e postuar nga shtrati me Anën trazoi jo pak ujërat në Përputhen, Arjon Luli ka publikuar mbrëmjen e djeshme një foto me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, e cila u përjashtua nga emisioni.

10:32
Altin Binaj anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, OSBE: Hap i rëndësishëm, në pritje të emërimeve të tjera deri në funksion të plotë!

Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Kuvendit për të emëruar Altin Binajn si gjyqtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese.

10:32
Dua Lipa shijon borën e parë në New York mes dritave shumëngjyrëshe (Fotot)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është duke e shijuar në maksimum këtë fundvit e sidomos pas rënies të borës së parë në New York.

10:30
55 kamionë dhe 11 vetura/ Aksident-zinxhir në SHBA, shkak stuhia e dëborës! 2 persona humbin jetën

Një stuhi dëbore ka nisur përgjatë pjesës së bregdetit lindor të SHBA-së, ku në disa vende madje pritet të bjerë deri në dy metra (60 cm) dëborë.

10:23
Hetim për origjinën e Covid-19, Kina jep miratimin

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë të enjten se Kina do të lejojë një ekip ekspertësh ndërkombëtar të hetojnë origjinën e COVID-19.

10:23
Ministri serb: Të gatshëm ta prodhojmë vaksinën kundër COVID-19 bashkë me Rusinë

Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonçar ka thënë për një television rus se janë të gatshëm ta zhvillojnë vaksinën kundër COVID-19 bashkë me Rusinë.

10:22
Cakaj me Várhelyi: politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri

Gjatë ditës së sotme, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim online me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

10:10
Vodhën një furgon të parkuar te kryqëzimi i Shëngjinit, arrestohen 2 persona

Dy persona kanë rënë në pranga në Lezhë pasi vodhën një furgon te kryqëzimi i Shëngjinit.

10:06
Foto/ Stuhia e dëborës në SHBA, avioni rrëshqet nga pista

Një aeroplan i Spirit Airlines ka rrëshqitur nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Thurgood Marshall në Baltimore/Washington (BWI) të enjten në mëngjes pasi një stuhi e fuqishme dimërore krijoi kushte të vështira.

10:05
Guterres: Epidemia duhet të luftohet brenda kornizave të bashkëpunimit ndërkombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres tha se epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) duhet të luftohet brenda kornizave të bashkëpunimit ndërkombëtar.

09:55
Video/ Bie në rrjetën e peshkatarëve në Vlorë peshkaqeni i rrallë

Një peshkaqen mbi 500 kg ka rënë gjatë natës në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës.

09:46
Shifër rekord që nga shpërthimi i pandemisë/ Gjermania raporton mbi 33 mijë raste të reja

Gjermania gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 33.777 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), shifër më e lartë një ditore që nga shpërthimi i pandemisë.

09:45
Hoti reagon pas grabitjes së armatosur në Prishtinë ku u plagos një polic

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas grabitjes së armatosur që ka ndodhur në Prishtinë, ku gjatë grabitjes është plagosur një polic.

09:42
Australia po kalon një periudhë festash më të mirë se ne! “Party” deri në orët e para të mëngjesit

Australianët po shijojnë periudhën e festave të fundvitit, duke krijuar grumbullime të mëdha pas përmirësimit të situatës nga koronavirusi.

09:41
“Mayflower”, anija pa kapiten që do të lundrojë në oqeane

Ashtu si makinat pa shoferë që bëjnë udhëtime në tokë, anijet autonome po shfaqen si një mënyrë e re për të përshkuar oqeanet e botës.

09:39
​130 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 21 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 130 pacientë të infektuar me SARS CoV2.

09:35
Me dokumente identifikimi italiane të falsifikuara, arrestohet 42-vjeçari në Kukës

Një 42- vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kukës për falsifikim dokumentesh.

09:29
Pompeo: Sistemi raketor rus në Turqi rrezikon sigurinë amerikane

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se blerja e sistemit raketor rus nga ana e Turqisë, rrezikon sigurinë e personelit dhe të teknologjisë ushtarake amerikane, si dhe i mundëson Rusisë qasje në forcat e armatosura turke dhe në industrinë e mbrojtjes.

09:20
Aplikim për dëmet e tërmetit, qytetarët grumbullohen në Durrës pa asnjë lloj distance

Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar pranë godinës së Prefekturës në Durrës për të aplikuar për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.

09:20
Fundoset anija e mallrave në Vietnam, 15 të zhdukur

Të paktën 15 anëtarë të ekuipazhit janë zhdukur pasi një anije mallrash e Panamasë u fundos në detet e Vietnamit, transmeton Anadolu Agency (AA).

09:00
Lezhë/ Arrestohen 2 persona për falsifikim letërnjoftimesh. Sekuestrohen 1 automjet, 19 pasaporta dhe 23 karta identiteti

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë DVP Lezhë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”,mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se 2 shtetas që merreshin me veprimtarinë e paligjshme të falsifikimit të letërnjoftimeve dhe pasaportave po lëviznin me mjet nga Kukësi në drejtim të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Falsifikatori”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – L. S., 27 vjeç dhe R. H., 39 vjeç, banues në Kukës.

08:51
​Portugalia vendos orë policore natën e Vitit të Ri

Ora policore nga 23:00 do të hyjë në fuqi në Portugali natën e Vitit të Ri, deklaroi sot kryeministri Antonio Costa, në kuadër të masave qeveritare për të frenuar përhapjen e koronavirusit gjatë një nate normalisht të ngarkuar.

08:41
Angela Merkel ‘tepër krenare’ për themeluesit e BioNTech

Kancelarja gjermane ka shprehur vlerësimin e saj për BioNTech, firmën e vogël gjermane prapa vaksinës së parë të koronavirusit. Merkeli tha se vaksina do të shpëtojë “shumë jetë”.

08:36
Gazetarët përfundojnë në burg, sepse hulumtojnë për Coronën

Organizata “Reporterët pa kufi” bën bilancin: Aktualisht, 387 vetë që punojnë në media ndodhen pas hekurave. Gjendja është përkeqësuar për shkak të COVID-19.

08:29
Qeveria amerikane konfirmon se ka pasur sulm kibernetik mbi ministritë

Disa autoritete amerikane kanë qenë me sa duket viktimë e sulmeve të rafinuara të hakerëve. Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i Agjencisë për Sigurinë Kibernetike, CISA.

08:20
22,800 shqiptarë nuk u lejuan të shkelin në BE në 2019, të tretit më të refuzuarit

Vendet e Bashkimit Europian kanë forcuar rregullat dhe kontrollet për emigrantët.

08:16
Vaksina e dytë në prag të miratimit në SHBA

Vaksina e dytë kundër koronavirusit është pranë miratimit emergjent në Shtetet e Bashkuara, pasi e njëjta u miratua nga një panel ekspertësh.

08:14
Krivokapiç: Duhet të jemi fqinj të mirë për të na pranuar në BE

Kur pritet anëtarësimi i Malit të Zi në BE? Cilin vend do të vizitojë të parin në rajon dhe cili është mesazhi i tij për rajonin? Për këto pyetje përgjigjet kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq në bisedë me DW.

08:03
Shkon në mbi 75 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në botë. Sipas “Worldometer” numri të infektuarve ka shkuar mbi 75 milionë, konkretisht në 75 milionë e 13 mijë e 332 raste.

07:37
​11 mijë e 280 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 11 mijë e 280 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve ka shkuar me SARS CoV2 ka shkuar në 47 mijë e 952.

07:22
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

06:59
Me këto ushqime do të përgatisni trupin tuaj për stinën e dimrit

Zbuloni cilët janë ushqimet thelbësore që ju duhen për të furnizuar organizmin tuaj me vlerat e nevojshme për të ftohtin. Me ndryshimin e stinëve organizmit i duhen më shumë se sa disa rroba më shumë për të përballuar uljen e temperaturave.

06:32
Boronicat largojnë rrudhat/ 4 mënyra si t’i përdorni për lëkurën

Të gjithë e dimë që frutat dhe perimet janë të mira për tu konsumuar, por vetitë e tyre shëndetësore nuk ndalojë këtu. Ato mund t’i përdorni fare mirë edhe si trajtime natyrale për bukurinë e jashtme. Në këtë artikull do të flasim për boronicat e shijshme me të cilat Shqipëria krenohet.

06:16
Pse ndodh turbullimi i shikimit? – Arsyet shëndetësore

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të fërkoni sytë nga ndjesia se nuk jeni duke parë mirë? Nëse jeni prekur nga turbullimi i syve, ndodh që mund t’ia vini fajin moshës ose të pranoni me pahir se keni nevojë për syze.

05:51
Zbuloni çfarë duhet të përfshini në mëngjesin tuaj që të jeni të ngopur më gjatë

I mbani mend gjyshet kur këmbëngulnin për rëndësinë e një mëngjesi të plotë? Epo kanë patur një të drejtë. Pavarësisht se preferoni të ëmblat apo të kripurat, të ngrohtat apo të ftohtat, ka disa ushqime që duhet t’i përfshini patjetër.

05:25
Turqi, me 243 viktima, regjistrohet shifra më e lartë ditore e të vdekurve nga COVID-19

Turqia raportoi 27.515 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 4.209 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

04:57
​Covid-19, Kroacia me kufizime të rrepta për familjet

Masa më të rrepta e presin Kroacinë, të cilat do të jetë në fuqi nga 22 dhjetori deri më 8 janar dhe, ndër të tjera, do të futen leje kalimi për lëvizje dhe do të futet një ndalim për grumbullimin e njerëzve nga më shumë se dy familje.

04:26
Ngrihen akuzat ndaj gjashtë personave që komplotuan për të rrëmbyer guvernatoren e Miçiganit

Gjashtë persona u akuzuan të enjten për konspiracion për të rrëmbyer Guvernatoren e Miçiganit Gretchen Whitmer në një komplot nga ekstremistët e krahut të djathtë që ishin të indinjuar nga politikat e saj për të frenuar koronavirusin.

04:04
FDA miraton testin e parë pa recetë për COVID-19

Një kompani me qendër në Australi po përgatitet të shpërndajë testin e parë për COVID-19 pa recetë që mund të përdoret në shtëpi, pasi siguroi të martën autorizimin e përdorimit urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e Shteteve të Bashkuara.

03:45
Blinken viziton Departamentin e Shtetit

Antony Blinken, personi i emëruar nga Presidenti i zgjedhur Joe Biden si Sekretar i tij i Shtetit, vizitoi të enjten Departamentin e Shtetit për herë të parë që kur mori emërimin, duke marrë pjesë në takime dhe seanca informimi.

03:23
Biden: Autorët e sulmit kibernetik do të paguajnë kosto të rëndë

Presidenti i Zgjedhur i SHBA Joe Biden tha të enjten se një sulm kibernetik në shkallë të gjerë kundër qeverisë amerikane i zbuluar kohët e fundit është një çështje që përbën “shqetësim të madh” dhe u zotua se do të ndërmarrë veprime të shpejta si kundërpërgjigje sapo të marrë detyrën muajin tjetër.

02:59
SHBA/ Grupi i ekspertëve rekomandon miratimin e vaksinës Moderna

Një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) rekomandoi të enjten përdorimin emergjent të vaksinës së koronavirusit të kompanisë Moderna Inc në Shtetet e Bashkuara, duke ofruar efektivisht një mundësi të dytë për t’u mbrojtur nga COVID-19 për një vend të goditur rendë nga pandemia.

02:38
​SHBA/ Sulmet e hakerëve kërcënim serioz për qeverinë dhe sektorin privat

Autoritetet amerikane shprehën shqetësimin për ndërhyrjet në sistemet kompjuterike në Shtetet e Bashkuara dhe në botë, për të cilat zyrtarët dyshojnë se ishin kryer nga hakerë rusë dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike paralajmëroi për një rrezik “serioz” për qeverinë dhe rrjetet private.

02:22
Stuhi dëbore në disa shtete veriore të SHBA-së

Një stuhi e madhe bore në verilindje të Shteteve të Bashkuara mbuloi pjesë të Nju Jorkut me një mbulesë bore prej më shumë se një metër, dhe lartësia e borës theu disa rekorde edhe në Pensilvani dhe Massachusetts.