Edhe Puka është zbardhur nga dëbora ditën e sotme.

Prej disa orësh, në të gjitha zonat malore dhe në qytet bie dëborë prej disa orësh. Deri tani nuk janë raportuar probleme.

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë edhe territorin e bashkisë Dibër gjatë orëve të pasdites.

Pothuajse në të gjitha akset nacionale ka vështirësi në qarkullim. Zinxhirët janë të detyrueshëm për të gjitha mjetet.

Trashësia e dëborës arrin në 35 cm deri në 50 cm në qytet dhe në zonat e thella mbi 80 cm. Edhe pse ka ndërhyrë borëpastruuesja herë pas here, një pjesë nga aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës, u bllokua për disa orë për shkak të reshjeve të dendura.

Gjithashtu drejtuesit e mjeteve nuk janë kujdesur që të vendosin goma dimri ose zinxhirë për të bërë të mundur qarkullimin pa probleme.

Top Channel