Kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pranuar edhe detyrën e ushtruesit të detyrës së presidentit.

Osmani tha se Konjufca është deputet shembullor. Ndërsa, Konjofuca ka falënderuar Osmanin për kontributin dhe ka thënë se është i bindur se shumë shpejt ajo do të zgjidhet presidente e Kosovës.

“Faleminderit Osmani. Për nga mosha parlamentare e angazhimi jemi pak a shumë të njëjtë. Ajo e ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e u.d. presidentes së Kosovës. Keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë, e kudo. Kështu që më vjen mirë që përmes zgjedhjes së kryetarit e kryesisë së Kuvendit u hap rruga për institucionet e Kosovës të shkojnë hapave të tjerë. Për zgjedhjet e Qeverisë së Kosovës, por shumë së shpejti edhe për ju si presidente e ardhshme e Kosovës”, tha Konjfuca.

Konjufca është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit, më 69 vota pro. Gjithashtu, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë janë zgjedhur edhe nënkryetarët.

Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII-të janë: Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, Partia Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kujtim Shala.

Top Channel