Duket se ka tensione të mëdha brenda skuadrës së Juventusit pas humbjes nga Benevneto me rezultat minimal 1-0.

“La Stampa” zbulon tensionin e lartë në dhomën e zhveshjes së Juventusit dhe një përballje midis pronarit Andrea Agnelli dhe trajnerit Andrea Pirlo pas humbjes 1-0 ndaj Beneventos.

Gazeta në Torino zbulon se zemërimi dhe hidhërimi shpërthyen pas fishkëllimës përfundimtare në “Allianz Stadium”, ndërsa Juventusi pësoi një goditje të rëndë në betejën për titull.

“Bianconerët” kanë mbetur 10 pikë prapa Interit në ligë.

“Tuttosport” pretendon se Pirlo do të vlerësohet gjatë ndeshjeve të mbetura dhe nuk mund të përballojë një pengesë të ngjashme, ndërsa tifozët reaguan ndaj performancës së dobët dhe goditën trajnerin dhe drejtuesit e Juventusit.

 

Top Channel