Festa e Sulltan Novruzit, Ambasada e SHBA-së: Të ringjallet përkushtimi ynë ndaj shëndetit e shpresës

22/03/2021 13:03

Ambasada e Shteteve të Bashkuara Amerikane në Tiranë ka uruar festën e Sulltan Novruzit për të gjithë besimtarët.

Ambasada uron që ky vit të jetë një mundësi për të rigjallëruar përkushtimin tonë ndaj shëndetit dhe shpresës për të gjithë këtu dhe kudo në botë

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara Amerikane në Tiranë uron një Nevruz të gëzuar, të shëndetshëm dhe të begatë për të gjithë ata që e festojnë këtë traditë në Shqipëri. Duke qenë se Nevruzi simbolizon edhe rilindjen, shërbeftë ky vit si një mundësi për të rigjallëruar përkushtimin tonë ndaj shëndetit dhe shpresës për të gjithë këtu dhe kudo në botë!”, shkruan ambasada.

Top Channel