Politikanët në paraburgim/ Vendimi unifikues: Gjykatat duhet të vlerësojnë personalitetin dhe sjelljen e të akuzuarit para se të vendosin ‘arrestin me burg’ Muzeu etnografik dhe shtëpia Kadare janë dy muzeume që po qëndrojnë përkohësisht të mbyllur në Gjirokastër. Të dy këto objekte të rëndësishme janë në restaurim.
Ilir Lluri: “Janë të dyja pothuajse në një restaurim total. Në fund do të fitohet zgjidhje jo vetëm sa i takon kushteve që janë të domosdoshme për t’ju krijuar një vizitori në kohën që viziton një muze si ngrohja, ftohja por më e rëndësishmja është edhe në drejtim të mundësive komunikuese që vizitori do të ketë me trashëgiminë tonë.”
Ka dy sfida e para e lidhur me shtëpinë e Kadaresë e cila ka përfaqësuar një shtëpi të zakonshme e ndërtuar me një stil inovativ por me pak interaksion për vizitorët brenda saj dhe e dyta me shtëpinë e ish diktatorit Enver Hoxha e cila është fshehur herë pas here nën korracën e muzeumit etnografik. Do të duhet të zgjidhet përfundimisht nëse ky objekt do të mbajë një identitet apo dy identitete dhe kjo ka shumë rëndësi për vizitorët.
Ilir Lluri: “Unë gjykoj se do të vazhdojë me të dy identitetet. Shoqëria shqiptare ka ende kohë përpara për të ardhur në atë emancipim që ne të mos e fshehim të keqen. Po Enver Hoxha është dënuar moralisht dhe ne nuk mund të fshehim qoftë këtë të keqe që i ka bërë vendit të vet dhe asaj pjesë të shoqërisë që përbënte elitën e kohës.”
Gjirokastra trashëgoi nga e kaluara e socializmit një rrjet të degraduar muzeumesh që nuk plotësojnë as standartet minimale të sigurisë, funksionalitetit dhe që kanë probleme madhore të konceptimit dhe të përmbajtjes.
Top Channel