Festa e Sulltan Novruzit/ Baba Mondi: Pandemia nuk na pengoi që të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit

22/03/2021 11:41
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dha një mesazh nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në ditën e Sulltan Novruzit.

Ai u shpreh se pavarësisht kufizimeve, kjo situatë nuk i ka penguar besimtarët të jenë shpirtërisht pranë njëri-tjetrit.

“Të nderuar motra dhe vëllezër, vëllezër bektashian kudo jeni në botë, paçi fat e lumturi. Sulltan Novruzi ka qenë dhe mbetet një datë unikale. T’i afrohemi mirësive dhe begative, duke bashkuar fatet tona njerëzore për fatin e kombit. Dita e sotme do të mbetet e shënuar në historinë botërore. Selia jonë e Shenjtë ju ka bërë ballë dallgëve të kohës. Kemi lënë pas krahëve një histori rrëqethëse. Me gjithë dëshirën tonë, sot nuk mund të bashkohemi, për shkak se pandemia na ka kufizuar çdo ditë e më shumë. Por kjo situatë nuk na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit. Do i kalojmë këto ditë të vështirë për t’u bashkuar. Zoti na bekoftë të gjithëve. Amin!”, tha ai.

Top Channel