Ilustrim

Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë Korçën ditën e sotme kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Burime bëjnë me dije se stuhia e dëborës ka bërë që prej disa minutash në këtë aks të bllokohen mjetet e vogla dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Aktualisht kanë zbritur në terren 2 borëpastruese që do të bëjnë të mundur pastrimin e kësaj rruge ndërsa policia ka bllokuar automjetet deri në rihapjen e plotë të këtij aksi. Mos pajisja me zinxhirë apo goma dimërore ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve gjatë pasdites së sotme.

Aktualisht po punohet për hapjen e këtij aksi për rinisjen e qarkullimit Qafë Plloçë-Korçë.

Top Channel