Masa më të rrepta e presin Kroacinë, të cilat do të jetë në fuqi nga 22 dhjetori deri më 8 janar dhe, ndër të tjera, do të futen leje kalimi për lëvizje dhe do të futet një ndalim për grumbullimin e njerëzve nga më shumë se dy familje.
Gjashtë persona u akuzuan të enjten për konspiracion për të rrëmbyer Guvernatoren e Miçiganit Gretchen Whitmer në një komplot nga ekstremistët e krahut të djathtë që ishin të indinjuar nga politikat e saj për të frenuar koronavirusin.
Një kompani me qendër në Australi po përgatitet të shpërndajë testin e parë për COVID-19 pa recetë që mund të përdoret në shtëpi, pasi siguroi të martën autorizimin e përdorimit urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e Shteteve të Bashkuara.
Antony Blinken, personi i emëruar nga Presidenti i zgjedhur Joe Biden si Sekretar i tij i Shtetit, vizitoi të enjten Departamentin e Shtetit për herë të parë që kur mori emërimin, duke marrë pjesë në takime dhe seanca informimi.
Presidenti i Zgjedhur i SHBA Joe Biden tha të enjten se një sulm kibernetik në shkallë të gjerë kundër qeverisë amerikane i zbuluar kohët e fundit është një çështje që përbën “shqetësim të madh” dhe u zotua se do të ndërmarrë veprime të shpejta si kundërpërgjigje sapo të marrë detyrën muajin tjetër.
Një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) rekomandoi të enjten përdorimin emergjent të vaksinës së koronavirusit të kompanisë Moderna Inc në Shtetet e Bashkuara, duke ofruar efektivisht një mundësi të dytë për t’u mbrojtur nga COVID-19 për një vend të goditur rendë nga pandemia.
Autoritetet amerikane shprehën shqetësimin për ndërhyrjet në sistemet kompjuterike në Shtetet e Bashkuara dhe në botë, për të cilat zyrtarët dyshojnë se ishin kryer nga hakerë rusë dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike paralajmëroi për një rrezik “serioz” për qeverinë dhe rrjetet private.
Një stuhi e madhe bore në verilindje të Shteteve të Bashkuara mbuloi pjesë të Nju Jorkut me një mbulesë bore prej më shumë se një metër, dhe lartësia e borës theu disa rekorde edhe në Pensilvani dhe Massachusetts.
Më shumë se 300 fëmijë të moshës shkollore, të cilët ishin rrëmbyer në Nigerinë veriore iu dorëzuan të enjten agjentëve të sigurisë qeveritare, tha guvernatori i shtetit Katsina.
Numri i amerikanëve që kanë aplikuar për përfitime nga shteti për shkak se kanë mbetur pa një vend pune, është rritur sërish javën e kaluar në 885,000, shifra më e lartë javore që prej muajit shtator, teksa përhapja e koronavirusit vazhdon të kërcënojë rimëkëmbjen e ekonomisë.
Transferimi në verë i Ben Chilwell tek Chelsea e ka vështirësuar shumë situatën e Emerson Palmierit, i cili këtë sezon, nën drejtimin e Franck Lampard, është aktivizuar vetëm një herë në Premier League, shumë pak për një lojtar si braziliani.
Lajm i keq nga infermieria e Napolit. Dries Mertenz mbyll para kohe vitin. Klubi i kaltër njoftoi se “sulmuesi, i cili u zëvendësua dje gjatë ndeshjes me Interin, iu nënshtrua testeve diagnostikuese në klinikën “Pineta Grande”, të cilat zbuluan një ndrydhje të shkallës së parë/të dytë në kyçin e këmbës së majtë.
Çështja e Alejandro Gomezit te Atalanta ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane që kanë shprehur interesin e tyre për futbollistin, por nuk është kështu për Juventusin.
Menaxheri i sulmuesit polak Arkadiuz Milik pritet të mbërrijë në Itali javën e ardhshme, ku do të diskutojë me Napolin, por edhe klube të tjera, për të ardhmen e bomberit që nuk është federuar dhe po qëndron në tribunë.
Ndërkohë që pritet të rinovojë bashkëpunimin me Juventusin, Paulo Dybala ka dhënë një intervistë për tifozët e rinj të bardhezinjve, në kuadër të iniciativës së emërtuar “Junior Reporter”.
Roma nuk gabon ndaj Torinos në “Olimpico”, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 3-1 dhe të rikthehet në zonën Champions të renditjes, pasi me 24 pikë të grumbulluara, mban përkohësisht vendin e katërt.
Çfarë ka ngelur nga protesta për vrasjen e Klodian Rashës? Kjo ishte pyetja që u shtrua për panelistët në pjesën e pestë në Open në Top Channel.
Vetëm 4 ditë pas barazimit pa gola në derbin ndaj Manchester City-t, Manchester United rikthehet te suksesi, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 2-3 në “Bramall Lane” ndaj skuadrës së vendit të fundit të kampionatit, Sheffield United.
Gjykata më e lartë e Izraelit ka vendosur që një ish-drejtoreshë e akuzuar për abuzim seksual të vajzave në një shkollë në Melburn të ekstradohet në Australi.
Në Open sonte po diskutohet për largimin e Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm dhe zëvendësimin me Bledi Çuçin pas vrasjes së Klodian Rashës.
Gjykata e Apelit në Katania ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn, trafikantin shqiptar të drogës.
Që kur protesta për Klodian Rashën u përshkallëzuan mazhoranca drejtoi gishtin nga ish kryeministri Berisha dhe presidenti Ilir Meta.
Dy persona u plagosën nga një shpërthim, që ndodhi pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në një biznes me bombola gazi në Rrugën Spyrou Mela në Kalivia, Lamia.
Avokati Adriatik Lapaj e sheh si jo etike nga ana politike dhe qytetare faktin që Bledi Çuçi e mësoi lajmin e emërimit nga media dhe jo nga Rama. Sipas tij kryeministri duhet të ulej në tavolinë të gjerë bashkë me Çuçin dhe të diskutohej ky emërim.
Twitteri njoftoi se çdo keqinformim mbi vaksinat kundër Covid 19 në faqen e tij, do të bllokohet. Rrjeti social do të largojë komentet me pretendime të rreme se virusi nuk është i vërtetë, apo ato të cilat i referohen efekteve të vaksinës si dhe zërave se imunizimi po përdoret për të dëmtuar njerëzit.
Karolina e Veriut mbërriti një tjetër rekord të zymtë me 98 vdekje brenda 24 orësh nga Covid 19. Deri tani, gati 6000 vetë kanë humbur jetën nga pandemia në këtë shtet.
Gjykata më e lartë në Bashkimin Evropian ka mbështetur një ligj belg që parasheh humbjen e vetëdijes së kafshëve para therjes, duke kundërshtuar kështu kërkesat e grupeve hebreje dhe atyre myslimane, dhe duke hapur rrugën që edhe shtetet tjera të miratojnë kufizime të ngjashme.
Fotografja e botës së egër Lee-Anne Carver shpërndau fotot e drerit Carrot me qëllim të ndërgjegjësojë për të shpëtuar jetën e kafshës së plagosur.
Tema e sotme në emisionin “Open” i është kushtuar çështjes së dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj pas protestave për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një oficer policor dhe votimi sot në Kuvend për emërimet e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë.
Sot në Kuvend u votuan edhe emërimet e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë.
Dorëheqja nga posti i presidentit ka qenë arsyeja që Gjykata Kushtetuese ka vendosur të ndërpresë procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për deklaratën e tij në muajin mars se qytetarët nuk janë të obliguar të respektonin vendimin e ish-Qeverisë Kurti për kufizim të lëvizjes për shkak të pandemisë COVID-19.
Grupi terrorist xhihadist nigerian sulmoi një shkollë javën e kaluar dhe mori me forcë rreth 500 nxënës, të cilët shfaqeshin në një video të rëndë të publikuar, ku të përlotur ata i luteshin qeverisë t’i shpëtojë jetën.
Numri dy i PS, Taulant Balla tha në Open se zgjedhja e Bledi Çuçit si ministër i Brendëshëm është një zgjedhje shumë e mirë.
Skema globale për shpërndarje të vaksinës kundër koronavirusit në shtetet e varfra, përballet me rrezik “shumë të madh” të dështimit, duke lënë vendet me miliarda njerëz pa qasje në vaksina deri të paktën më 2024, është thënë në një dokument të brendshëm, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Qeveria e futbollit botëror vlerësoi më të mirët e vitit në një ceremoni virtuale ku nuk mungoi spektakli edhe pse në mënyrë virtuale.
Si sot 250 vjet mё parё lindi nё Bon kompozitori Ludwig van Beethoven, i cili konsiderohet si gjermani mё i njohur nё botё.
Aktorja 31-vjeçare britanike Lily James është e njohur për yllin e saj në shfaqjet televizive dhe filmat e vendosur në të kaluarën si Downton Abbey, War & Peace dhe Rebecca.
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në Kukës, ku mbetjet spitalore të personave që bëjnë tampone, apo edhe të të prekurve nga COVID 19, hidhen në derën e qendrës shëndetësore. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën disa foto dhe video të disa veshjeve që përdor personeli mjekësor që bën tampone.
Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 67.220, me 683 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit.
Kur pandemia e koronavirusit mori hov në mbarë Europën në muajin prill, dhe spitalet kërkonin të dëshpëruara respiratorë, qeveria polake iu drejtua një furnizuesi te rralle: një tregtari armësh.
Qyteti kinez ku nisi pandemia e frikshme e koronavirusit Vuhan, mburret së fundmi me pamjet e rinisjes së jetës së natës, teksa tregon të rinjtë që mbushin diskotekat dhe asnjë prej tyre nuk mban maska mbrojtëse.
Nëse nuk jeni gastroenterolog, ndoshta nuk flisni rregullisht për jashtëqitjen tuaj. Por ju ndoshta e keni vërejtur dhe menduar pse disa ushqime mbeten të patretura.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 85 viktima dhe 3 918 raste të reja me COVID-19.
Një emigrant shqiptar, i kthyer sipas Daily Mail në njërin prej bosëve më të mëdhenj të drogës në Londër, përballet me burgun pasi policia I gjeti në shtëpi kokainë me vlerë tregu 1.1 milionë paundë.
At Jani Tereziu, i cili u denoncua në Fiks Fare nga murgu i Manastirtit të Zvërneit për abuzime dhe kërcënime, ka kontaktuar në redaksinë e emisionit investigativ duke mohuar akuzat.
Të mbash një martesë të lumtur dhe të fortë nuk është e lehtë dhe disa këshilla patjetër që do të ndihmojnë në rrugën drejt këtij qëllimi.
Një aksident ka ndodhur sot në dalje të tunelit në “Uji të Ftohtë”, Vlorë.
Një tufë agresive kafshësh të larguara nga ferma e tyre në Turqi, erdhën pranë bashkisë së qytetit dhe shkaktuan kaos, duke ndjekur zyrtarët e duke tentuar t’i godisnin me brirë.
Sot rreth orës 18:59, në Unazë të Re, në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P.
Ekipi durrsak renditet i pesti në Superligë me 1 fitore dhe 7 barazime, ndërkohe qe ne kete situate atje është rikthyer per here te trete Sulejman Starov si drejtor teknik.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK për gjyqtaren e Tiranës, Arjana Liço, e cila dha dorëheqjen duke bërë që procesi i vettingut për të ndërpritet si dhe të përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite duke humbur dhe statusin e magjistratit.
Përkthimi është ura e komunikimit mes popujve , dhe në këtë 100 vjetor të Tiranës kryeqytet u sollën në vëmendje 100 libra letrarë në italisht të 50 autorëve shqiptarë që rrëfejnë historinë e kryeqytetit, psikologjinë e banorëve të saj, njeriëzt dhe peisazhit të qytetit përballë tij.
Gjiganti Facebook ka zvogëluar numrin e shërbimeve që ofron në Evropë në aplikacionet Messenger dhe Instagram, për t’u siguruar se po vepron në përputhje me rregullat e reja të privatësisë.
Gënjeshtra është një nga instinktet themelore të njeriut, dhe prapa tij qëndron ose nevoja për ta vendosur veten në një pozitë më të mirë ose dëshira për të mos lënduar të tjerët.
Vetëm 60% e studentëve ndjekin mësimin online sipas sondazhit të QQ në 9 universitetet publike kjo pas vendimit të komitetit teknik të ekspertëve që prej fillimit të vitit të ri akademik.
Ashtu siç është bere zakon edhe këtë vit ne faqen zyrtare te Top Channel mund te gjeni sondazhin qe përcakton personazhin e vitit.
Shqipëria e ka menaxhuar mirë pandeminë e Covid-19 që në fillim me izolimin e tani me kufizime të pjesshme.
Kallëzimi në SPAK nga Taulant Balla për privatizimin e ish kompleksit Partizani shoqërohet me 71 prova shkresore përmes të cilave faktohet përfshirja e qeverisë Berisha dhe shumë institucioneve shtetërore në shërbim të dhëndërrit të Berishës Jam Arbër Malltezi.
Teksa SHBA ka nisur fushatën e vaksinimit të Covid-19 për punonjësit kyçë, si stafi mjeksor dhe sektorët e emergjencave, nga shteti i Alaskas erdhi raportimi për një rast të dytë reaksioni alergjik ndaj vaksinës së grupit Pfizer.
Shumica socialiste, pa humbur kohë menjëherë pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta, të Bledi Cucit si ministër i punëve të brendshme dhe Milva Ekonomit në postin e ministres të bujqësisë, i votoi ata në parlament me 97 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenime.
Një mori udhëheqësish evropianë po vetizolohen pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, doli pozitiv për Covid-19.
Takimi i Andit dhe Teas ka sjellë jo pak debate në studio.
Evropa u bë sot rajoni i parë në botë që regjistron më shumë se gjysmë milioni vdekje nga COVID-19, sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore.
Në daljen e parë pas sherrit të bujshëm me Stresin, Einxhel Shkira rrëfeu për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon sesi e kishte përjetuar këtë situatë të vështirë.
Moderatorja Einxhel Shkira ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku për herë të parë foli për përplasjen e bujshme me reperin Stresi.
Detaje të reja janë zbuluar për sa i përket motiveve të vrasjes së dyfishtë të Shpëtim dhe Teuta Pashos, 62 dhe 60 vjeç, të cilët janë zhdukur prej vitit 2015 dhe pas 5 vitesh u gjetën në 4 valixhe në Itali me trupin të copëtuar.
Një mekanik makinash që rrahu për vdekje një pedofil pasi shpëtoi një minoren nga kthetrat e tij, është shpallur fajtor për vrasje në Rusi.
Tea dhe Andi janë një ndër çiftet më të diskutuara në përputhen dhe takimi i tyre i sotëm ishte i shumëpritur nga publiku.
Në 24 orët e fundit 920 qytetarë u shëruan nga koronavirusi, 31 humbën jetën dhe 657 të tjerë rezultuan pozitivë në testet për COVID-19 në Maqedoninë Veriore.
Situata epidemiologjike në Europë vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rënduar, tha sot zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.
Një deklaratë nga kompania thuhet se prodhimi në Wolfsburg është ulur ndjeshëm që nga e hëna.
Dje u bë pjesë e emisionit “Përputhen”, Arjoni, konkurrenti i përjashtuar pas skandalit të fotos që bëri shumë bujë, ku shfaqet në një krevat me Anën, duke treguar pjesën e tij të historisë.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmanin.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja është zhvilluar në prani të gjithë anëtarëve, si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.
Shoferi i Mercedesit mori një mësim të rëndësishëm!
Licencimi i vaksinës ndaj koronavirusit është në prag. Qytetarët, mjekët dhe ekipet e ndihmës ndodhen përpara një sfide të madhe. Si duhet realizuar vaksinimi i një populli 80 milionësh?
Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Ilir Babaramo, i cili foli rreth ndryshimeve të kabinetit qeveritar, reagimet e mazhorancës dhe opozitës në raport me protestën.
Numri i amerikanëve që kanë aplikuar për përfitime nga shteti meqë kanë mbetur pa punë, është rritur sërish javën e kaluar në 885,000, njëherësh shifra më e lartë javore prej muajit shtator, teksa përhapja e koronavirusit vazhdon të kërcënojë rimëkëmbjen e ekonomisë.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka thënë të enjten se Serbia po shkel Traktatin e Komunitetit të Energjisë, duke bllokuar linjat transmetuese për Kosovën.
Hungaria do të ketë një fabrikë makinash elektrike BMW.
Aktorja e madhe e skenës dhe kinematografise shqiptare, Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e saj të lindjes. Në këtë ditë të veçantë për ikonën e filmit dhe teatrit, por edhe për vetë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili gjithashtu feston 41-vjetorin në të njëjtën ditë, Erion Veliaj vendosi ta surprizojë aktoren duke e vizituar në shtëpi.
Pavarësisht një ashpërsimi të kufizimeve nga autoritetet këto javët e fundit, Suedia dhe strategjia e saj atipike kundër koronavirusit janë vënë përsëri në vështirësi të mëdha nga një valë e dytë e frikshme që vendi nordik po përpiqet prej shumë kohësh ta shmangë.
Gjermani regjistroi një rekord infektimesh me COVID-19 në vetëm 24 orë, që kaluar për herë të parë që prej shfaqjes së virusit shifrën 30 000, sipas të dhënave të Institutit Shëndetësor Robert-Koch.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka mikpritur sot pranë ambienteve të MASR homologen e saj nga Maqedonia e Veriut, Znj. Mila Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Një fëmijë i braktisur drejt vdekjes nga prindërit e tij dhe komuniteti prej bestytnive se ishte “i mallkuar”, ka pësuar një transformim rrënjësor pasi u shpëtua nga një aktiviste bamirësie nga Danimarka.
Ylli i Manchester United Paul Pogba është top synim i Juventusit në merkaton e janarit në vitin 2021, raporton gazetari i njohur Carlo Garganese.
Mbreti Carl XVI Gustaf i Suedisë e përshkroi 2020 si një vit të “tmerrshëm” ndërsa pohoi se strategjia kombëtare kundër koronavirusit, ka dështuar.
Në datën 17 dhjetor 2020, Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave (KKSP) zhvilloi mbledhjen e tij të gjashtë, nën drejtimin e Kryetares së këtij Komiteti, zj. Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë.
Në konferencën e mbajtur mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve, në Hagë, Prokuroria nuk dha asnjë datë për përfundimin e hetimeve, por kërkoi që ato të mos ndërpriten duke shtuar se dosjen do ta dorëzojnë në muajin korrik me kushtin që gjyqi të fillojë në shtator 2021.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë vaksinën e koronavirusit javën e ardhshme, thanë zyrtarët e ekipit të tranzicionit të mërkurën, ndërsa autoritetet amerikane përpiqen të konsolidojnë besimin e publikut tek një një mjet që pritet të frenojë pandeminë vdekjeprurëse.
Serie A rikthehet me një ndeshje interesante në kuadër të programit për ditën e enjte.
Libri “A Promised Land” (”Një tokë e premtuar”), ku ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka shkruar kujtimet e tij është shitur në mbi tre milionë kopje pavarësisht se ka vetëm një muaj që ka dalë në treg.
Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka mbështetur sanksionet e vëna për shkak të dopingut ndaj Rusisë, duke ua pamundësuar atletëve të këtij shteti garën me flamurin rus.