Mbi 123 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

21/03/2021 01:15

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 123 milionë.

Gjithsej 123.002.916 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 30.425.787 raste deri më tani. Pas SHBA-së radhiten Brazili me 11.877.009 raste, India me 11.555.284, Rusia me 4.447.570, Britania me 4.285.684, Franca me 4.181.607, Italia me 3.332.418, Spanja me 3.212.332, Turqia me 2.971.633.

Më pas vijon me: Gjermania me 2.645.186, Kolumbia me 2.324.426, Argjentina 2.234.913, Meksika 2.187.910, Polonia 2.036.700, Irani 1.786.265, Afrika e Jugut 1.535.423, Ukraina 1.535.218, Çekia 1.459.406, Indonezia 1.455.788, Peruja 1.451.645 dhe Holanda me 1.186.987 raste. Deri më tani, nga COVID-19 kanë vdekur 2.715.361 persona, ndërsa 99.131.550 janë shëruar.

Top Channel