Arrestohen dy vëllezërit Marjan dhe Hot Doçaj. Ata u plagosën mbrëmjen e kaluar në fshatin Bardhaj gjatë një shkëmbimi zjarri.

Dy të rinjtë u arrestuan pasi janë kundërpërgjigjur me armë zjarri ndaj autorit të plagosjes. Top Channel mëson se dy vëllezërit janë transportuar në spitalin Ushtarak në Tiranë për shkak të plagëve të marra. Dy të rinjtë kanë deklaruar në polici se kanë qenë duke lëvizur me makinë kur në drejtim të tyre ka qëlluar me kallashnikov Besmir Perkola. Sipas Docajve, ata nuk kanë probleme me asnjeri dhe nuk e dinë arsyen se përse autori i dyshuar ka qëlluar ndaj tyre.

Fisi Doçi njihet si fis të fortësh në zonën e Shkodrës, ndërsa dy vëllezërit janë kushërinj me Gentian Doçin, i cili është një nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz. Gentian Doçi gjithashtu  rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.

Sipas informacioneve, Besmir Perkola dyshohet si autor i atentatit të dy vëllezërve.

 

Top Channel