Foto ilustruese

Tiranë – Një 66-vjeçar i shpallur në kërkim për “Mashtrim” është vënë në prangat e policisë falë edhe të bashkëpunimit me policinë e Shkodrës.

Top Channel mëson se i ndaluari është Prend Kola, i kapur nga sherbimet e Policisë së Shkodrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. L., 23 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë babin e tij shtetasin A. L., 49 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit A. Xh dhe M. Xh. (vëllezër).

•Më datë 20.03.2021, shtetësja L. T., 45 vjeçe, kallzon se në rrugën “Skender Jareqi”, në banesë, i ka shkuar një grua (e paidentifikuar), e cila në anë të mashtrimit i ka marrë shumën prej 160.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel