Shtohet dhuna ndaj aziatikëve/ Sulme në Gjermani, SHBA e mbarë botën

21/03/2021 18:55

“Hej, kinezë, aziatikë, përse jeni këtu”? pyetje të tjera kanë nisur të shtohen rrugëve të Berlinit, ku ka ndodhur që student aziatikë edhe të goditen fizikisht.

Regjisori i filmave dokumentarë, Popo Fan kujton një incident kur një person i bërtiti në sy të të gjithëve “Shko kthehu andej nga ke ardhur, ik në Kinë”. Kishte 7 apo 8 njerëz rrotull meje  kur ndodhi kjo, dhe askush nuk më doli në mbrojtje, madje nuk kthyen as sytë”, shprehet ai.

Shpërthimet raciste kundër personave me origjinë aziatike janë shtuar shumë në Gjermani që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, e cila i pati fillesat e saj në qytetin kinez të Wuhanit. Një fenomen i tillë megjithatë po vihet re edhe në SHBA  enë pjesë të tjera të botës.

Pak ditë më parë, nga 8 persona që u qëlluan për vdekje në dy qendra masazhi në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, 6 ishin gra aziatike. Presidenti Joe Biden tha se “urrejtja nuk mund të gjejë strehë në Amerikë”, pasi u takua me udhëheqës aziatiko-amerikanë për të diskutuar këtë ngjarje të rëndë.

“Ekzistojnë thjesht disa vlera bazë që duhet të na bashkojnë në Amerikë. Një prej tyre është qëndrimi kundër urrejtjes”, u shpreh ai. Biden udhëtoi të premten drejt shtetit juglindor Xhorxhia së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Harris, për të trajtuar vrasjet me armë dhe incidentet e tjera në të cilat njerëz me origjinë aziatike në SHBA janë shndërruar në objekt sulmesh që duket se bazohen tek urrejtja.

Top Channel