Shkoi në spital me vështirësi në frymëmarrje, kush është 19 vjeçarja e infektuar me Covid që lindi foshnjen tek “Shefqet Ndroqi”

21/03/2021 16:40

Manuela Hemollari është 19-vjeçarja, e cila solli në jetë foshnjen e saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Covid 2.

Prej 10 ditësh, ishte diagnostikuar me Covid-19 dhe trajtohej në shtëpi. Vështirësia në frymëmarrje dhe temperatura e detyruan të shtrohej në spital me 9 mars, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Duke qenë se situata klinike po rëndëohej dhe jeta e 19-vjecares dhe foshnjs po rrezikohej, u bë e mundur lindja e fëmijës në sallat e spitalit “Shefqet Ndroqi” në bashkëpunim me stafin e spitalit obsetrik-gjinekologjik “Koco Gliozheni”.

Mjekja Alma Cani, e cila ka postuar një video emocionuese në rrjetet sociale, ku shfaqet nëna e re me foshnjen e porsalindur.

Postimi i plotë:

Mireseerdhe Noel në jete!

Lindja jote na jep force!

Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid 2 ,lind 19 vjeçarja e semure me Covid 19.

Realizohet lindja me sukses ne ambientet e spitalit Covid 2 ne bashkepunim te ngushte me koleget e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koco Glozheni”.

Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite!Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!

Top Channel