Dëborë në pranverë/ Reshje në qarkun e Korçës dhe veri të vendit, vështirësi në zonat e thella

21/03/2021 17:19

Ulja e temperaturave prej dy ditësh ka rikthyer reshjet e dëborës në gjithë rrethin e Bulqizës, të shoqëruara me erë të fortë dhe temperatura të ulëta duke sjellë probleme në akset nacionale dhe ato rurale!

Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë kalohet pa zinxhir, ndërsa në akset rurale kërkohet përdorimi i tyre. Reshje dëbore ka pasur edhe në gjithë territorin e Bashkisë Dibër.

Në zonat malore mbi 800 m trashësia e borës shkon deri në 10 cm, si në Kalanë e Dodës, Selishte dhe Zall Dardhë). Ndërkohë rrugët nacionale janë të kalueshme dhe nuk ka probleme deri tani.

Top Channel