Disa makina janë bllokuar në Bigëll të Dardhës, pasi reshjet e dendura të dëborës kanë mbuluar zonë.

Sipas qytetarëve rruga është e pakalueshme dhe në terren deri më tani nuk ka asnjë borëpastruese.

Këtë fundjavë shumë persona i janë drejtuar fshatit turistik të Dardhës të tërhequr edhe nga dëbora, por aty janë përballur me vështirësi në qarkullim, madje disa prej tyre janë bllokuar në rrugë.

Top Channel