Atentat me armë dy vëllezërve/ Lidhja e tyre me Gentian Doçin, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës

20/03/2021 22:14
Pamje nga vendngjarja

Atentat me armë zjarri u është bërë dy vëllezërve, Hot dhe Marian Doçi në fshatin Bardhaj të Shkodrës mbrëmjen e sotme.

Ata kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë në spital jashtë rrezikut për jetën pasi plumbat kanë kapur pjesë të krahëve dhe këmbëve.

Fisi Doçi njihet si fis të fortësh në zonën e Shkodrës, ndërsa dy vëllezërit janë kushërinj me Gentian Doçin, i cili është një nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz.

Gentian Doçi gjithashtu  rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.

Sipas informacioneve, Besmir Perkola dyshohet si autor i atentatit të dy vëllezërve, ndërsa policia ka krehur zonën e po punohet për kapjen. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Shkodër/informacion paraprak

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel