Çfarë po përgatit Moska/ I paprecedent kthimi i ambasadorit nga SHBA

21/03/2021 16:53

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara u kthye për konsulta në Moskë, një lëvizje kjo tepër e rrallë nga ana e Kremlinit.

Rusia, e tërhoqi ambasadorin e saj në Uashington, në 17 mars, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një interviste e quajti “vrasës” homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Deklarata e Bidenit nxiti reagimin e Putinit i cili tha se ai uron homologut amerikan “shëndet të mirë” duke shtuar se “njerëzit kanë prirje të iu referohen tjerëve ashtu siç e shohin me të vërtetë veten e tyre”. Intervista e Bidenit u transmetua vetëm pak kohë pas publikimit të një raporti nga Zyra e Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare, që tregonte se Putin “ka autorizuar një varg organizatash qeveritare ruse që të ndikonin në operacione synimi i të cilave ishte denigrimi i kandidaturës së Biden dhe Partisë Demokratike, duke përkrahur ish-presidentin, Donald Trump, për të minuar besimin publik në procesin zgjedhor dhe për të rritur ndarjet sociopolitke në Shtetet e Bashkuara”.

Kremlini menjëherë i pati mohuar gjetjet e raportit, duke thënë se ato ishin “absolutisht të pabazuara”. Ambasadori rus, Anatoli Antonov, iu tha agjencive se do të qëndronte në Moskë “sipas nevojës” dhe se ishin caktuar disa takime.  Herën e fundit që Rusia ktheu ambasadorin e saj në SHBA ishte në vitin 1998 për shkak të një fushate bombardimesh në perëndim të Irakut.

Top Channel